1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri:Pasojat e tërmetit - 49 viktima dhe 900 të plagosur

Ani Ruci'
29 Nëntor 2019

Bilanci i tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit është rënduar (29.11.2019) në ditën e katërt pas rënies së tij: numri i të vdekurve ka arritur në 49 dhe ai të plagosrve 900.

https://p.dw.com/p/3Tyq4
Albanien Durres nach dem Erdbeben
Fotografi: DW/A. Kamber

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit janë afër përfundimit të misionit të tyre. Të vetmet që punojnë janë ekipet serbe dhe malazeze që kërkojnë në rrënojat e hotelit”Mira Mare”, në plazhin e Durrësit për të nxjerrë të vetmin qytetar që nuk mungon, me shpresë se mund të jetë gjallë.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit filloi në Durrës dhe Thumanë të shembë pallate dhe banesa disa katëshe, në zonat më të nxehta të fatkeqësisë , që mund të bien dhe shkaktojnë viktima të reja. Me sugjerimin e kryetsarit të PD dhe liderit të opozitës jashtë parlamentare, Lulëzim Basha, kryeministri shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme edhe në bashkinë e Laҫit.  Opozita është ftuar nga qeveria të ketë dy përfaqësues në Komisionin e sapongritur të  Rindërtimit. Për herë të parë, pas më shumë se 10 muajsh mosmarrveshjesh dhe dasish të egra, përballimi i fatkeqësisë së tërmetit po sjell një gjuhë të përbashkët qeveti-opozitë

Frikë dhe panik nga fatkeqësi tërmetesh vijuese

Dhimbja për jetët e humbura të familiarëve dominon të përditshmen e atyre që kanë mbijetuar e shoqëruar me frikën dhe panikun nga fatkeqësi të tjera që mund të sjellin lëkundjet vijuese të tërmetit shkatërrimtar.  Çdo ditë ka lëkundje,  me epiqendër në Durrës apo bregdetin e tij. Pak pas mesnate (29.11)lëkundja arriti 4,8 ballë, me epiqëndër 8 kilometra nga Durrësi dhe 29 kilometra nga Tirana dhe u ndje në Të gjithë vendin, njoftuan institucionet e sizmologjisë në Shqipëri.

Nach dem Erdbeben in Albanien
Fotografi: picture-alliance/AA

Tirana mbetet e prekshme nga tërmetet që kanë epiqEndrën në Durrës apo në bregdetin e tij. Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Rama bëri me dije se në "Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit ka 3480 qytetarë të pastrehë".

Por bilanci është dramatik në Durrës dhe Thumanë; qindra banesa të dëmtuara, dhjetra mijra njerëz pa strehë. Qeveria ka premtuar që brenda vitit 2020 do të ndërtohen pallate të reja për të gjitha familjet e dëmtuara. Edhe pse ka nisur akomodimi në hotele,  një numër i konsiderueshëm familjesh të mbijetuara janë ende në ҫadra, në një mot të ftohtë dhe me shi.

Kryeministri Rama kërkoi nga institucionet përgjegjëse të bëjnë inventarin e të gjitha hyrjeve dhe pallateve bosh në Tiranë dhe Durrës që ato t’u vihen në dispozicion familjeve të mbetura pa strehë nga tërmeti. Ai tha se qeveria do t'iu paguajë karburantin dhe shpenzimet e udhëtimit gjithë atyre që janë të punësuar në Durrës apo jashtë Tiranës.

75 vjetori  i Çlirimit, i pari që nderohet me solidaritet

Për here të parë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria gjendet në zi kombëtare në Festat e 28- 29 Nëntorit. Ashtu si në Ditën e Flamurit, Ditën 107 vjetorit të Pavarësië Kombëtare edhe më 29 Nëntor, në  75 vjetorin e Ditës së Çlirimit nga pushtuesit  Nazi-Fashistë nuk ka festime.  Vetëm autoritetet shtetërore, Presidenti Meta dhe kryeministri Rama, anëtarë të qeverisë dhe deputetë bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, nën hijen e rëndë të 49 jetëve të humbura dhe përgjegjësisë për të normalizuar jetën e të prekurve. Ashtu si ҫdo vit mosmarrëveshja për datën e Çlirimit mes PS në pushtet dhe PD në opozitë jashtë parlamentit,  nuk i bëri bashkë dy forcat kryesore politike në homazhet e rastit.

Vendimi i Qeverisë Rama për mosfestimin e Festave të Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditës së Çlirimit përballë fatkeqësise së tërmetit, ka gjeneruar një solidaritet të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë Shqiperisë.

Albanien 75. Jahrestag Befreiung von Faschisten
Fotografi: Albanian Presidency Press Office

Humanizmi dhe solidariteti po kapërcen ҫdo parashikim

Shifrat e donacioneve dhe kontributeve për familjet e prekura nga tërmeti janë publikuar sot. Kryeministri Rama i konsideroi ato "goxha inkurajuese"  kur bëri me dije se deri të enjten „shuma ka arritur në  5 milionë Euro dhe 1,5 milion dollarë” në kushtet kur bankat janë të mbyllura nga pushimi për 28-29 nëntor. Ministra, deputetë dhe pensionistë po japin rrogën dhe pensionet e tyre mujore për të prekurit nga tërmeti.

Kosova qëndron në krye ndër vendet fqinjë.  Sipas njoftimeve në mediat e Tiranës , ministri i Jashtëm në largim, Behxhet Pacolli dhe biznesmeni Shefqet Kastrati kanë dhuruar 2, 5 milionë Euro, ish- kompania kanadeze "Bankers Petrolium , e blerë tani nga kinezët, ka konztribuar me 1 milionë Euro, 4,5 milionë dollarë janë mbledhur nga shoqatat vullnetare përmes llogarish të hapura on line. Mediat e Tiranës i referohen, Elisa Liberatori Funochiaros, Menaxhere Rajonale e  GoFundMe për Europen Jug-Lindore, kur shkruajnë për mbledhjen e 2,5  milionë dollarëve nga 76 vende të botës, kryesisht nga diaspora shqiptare. Individë nga Kosova kanë kontribuar duke arritur në një shumë prej 500 mijë eurosh, nga Austria 600 mijë dhe Maqedonia e Veriut me 100 mijë.

Kosova po kontribon edhe me karvane kamionësh të ngarkuara me ushqime dhe veshmbathje. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti që qendroi në Durrës, e konsideroi „detyrë kombëtare" përkrahjen ndaj të prekurve. Kosova do të vërë në dispozicion Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Llejtnant,  Rrahman Rama, për të marrë përsipër organizimin dhe logjistikën e ndihmave.

Solidariteti po ngroh të mbijetuarit në dhimbjen e tyre për të dashurit që u mori tërmeti. Por 49 jetët e marra dhe rrënojat  e qindra ndërtimeve kanë nxjerë në rend të ditës identifikimin dhe çuarjen para drejtësisë të kompanive ndërtuese abuzuese dhe individëve përgjegjës në bashkinë e Durrësit apo në atë të Krujës, që dhanë leje për ndërtime jashtë kushteve teknike  që përballojnë tërmete në një zonë  sizmike apo lejuan shtesa, hapje themeleh që shkaktuan fatkeqësinë e tanishme,