1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpëtohen qindra migrantë në Mesdhe

27 Dhjetor 2021

"Sea Watch 3", anija gjermane e shpëtimit që lëviz në Mesdhe, brenda tre ditëve ka shpëtuar disa qindra migrantë nga rreziku në det të hapur. Por sipas IOM, 1900 vetë humbën jetën këtë vit në Detin Mesdhe.

https://p.dw.com/p/44r9c
Sea-Watch rettet 180 Bootsmigranten aus Seenot
Fotografi: Max Brugger/Sea-Watch/dpa/picture alliance

Një anije shpëtimi e organizatës private Sea-Watch ka shpëtuar në Detin Mesdhe edhe rreth 100 migrantë të tjerë, kur një gomone ishte në rrezik të fundosej. Ky ka qenë misioni i pestë i shpëtimit brenda tre ditëve të fundit, bënë të ditur organizatorët gjermanë të aksionit të shpëtimit. Në anijën Sea-Watch 3 së bashku me të shpëtuarit e fundit gjenden tani 446 migrantë, mes tyre edhe një foshnjë dy javëshe dhe një shtatzënë. Të gjithë të shpëtuarit kanë marrë kujdes shëndetësor, thuhet nga organizatorët.

Në kërkim të portit të sigurtë

Se në cilin port do të zbarkojnë migrantët nuk dihet ende. Në të shkuarën anijet e shpëtimit të organizatave private humanitare duhet të prisnin me ditë derisa të ankoronin në një port europian. Natën e Krishtlindjeve 223 vetë mundën të largoheshin nga anija e shpëtimit "Sea- Eye 4". Pas "tetë ditësh të vështira", bëri të ditur organizata gjermane, Sea-Eye, të shpëtuarit mund të dilnin në portin e Pocalo në Siçili.

Mittelmeer Evakuierung Familie von Sea Watch 3
Fotografi: Darrin Zammit Lupi/REUTERS

Kalimi i i Mesdheut konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në botë për refugjatët. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM ka bërë fjalë se këtë vit 1900 vetë janë mbytur ose janë zhdukur në Mesdhe në përpjekje për të ardhur në Europë. Shifra e errët mendohet, se është shumë më e lartë.

 

la/wa/fw (dpa, afp, epd)