1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkrirje alarmuese të akullnajave në Arktik

Elona Elezi (dpa, reuters, dw)31 Gusht 2012

Studiuesit japin alarmin: Sipërfaqja e akullnajave në Arktik është tkurrur në përmasat me të vogla të regjistruara ndonjëherë, dhe ajo mund të zvogëlohet akoma më tepër para stinës së verës në hemisferën veriore.

https://p.dw.com/p/161ZO
Fotografi: picture alliance/dpa

Akulli arktik konsiderohet jetësor për planetin sepse reflekton energjinë diellore nga dielli në hapësirë, duke ndihmuar ftohjen e klimës botërore.

Qendra kombëtare amerikane e të dhënave për dëborën dhe akullnajat si dhe agjencia hapësinore NASA thanë të martën (28.08) se akullnajat e Detit Arktik, që dikur ishin një bllok i madh, tashmë janë kthyer në një borë të shkrirë duke arritur në vetëm 4.1 milionë kilometër katrorë. Sipas institucioneve, hapësira akullnajore ishte 70 mijë kilometër katrorë më pak se ajo e regjistruar në verën e vitit 2007. Sivjet moti arktik nuk u kuptua, edhe pse një stuhi i theu akujt në fillim të muajit gusht.

Shkrirja, më keq se ç'ishte parashikuar

Sipas gjeodezistit Michael E. Mann, i cili ishte autori kryesor i raportit më të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara rreth ndryshimeve të klimës në vitin 2001, tha se shkrirja ndodhi më shpejt nga sa ishte parashikuar në shembujt më të këqinj të klimës. Shkrirja e akujve është ndoshta sinjali më i fortë paralajmërues nga skenarët e deritanishëm laboratorikë, sepse ato parashikonin në thelb atë që dikur nuk e shihnim, por tani po e shohim prej disa dekadash, tha Mann.

NO FLASH Klimawandel
Fotografi: picture alliance/chromorange

Arktiktu së shpejti pa akull veror

Shkencëtari kryesor në NASA Waleed Abdalati tha se shterimi i krijimit të akullnajave ishte një sinjal se Poli i Veriut së shpejti nuk do të kishte një sipërfaqe akulli përgjatë muajve të verës. Abdalati tha se komuniteti botëror duhet të alarmohet sepse sipërfaqja e akullnajës të Arktikut është një faktor kyç i kushteve klimatike në të cilat është zhvilluar shoqëria moderne.

Një botim i fundit i revistës shkencore "Geophysical Research" bëri një lidhje mes shkrirjes në Arktik dhe ngjarjeve ekstreme të motit si përshembull thatësira, përmbytjet, moti shumë i nxhetë dhe ai shumë i ftohtë. Teksa grupet e lobit të industrisë thonë se furnizimi i karburanteve të fosileve do t'i kushtojë shumë ekonomisë, Greenpeace tha të hënën (27.08) se planeti është "ngrohur në normën që vë në rrezik jetën e miliarda njerëzve."