Shkrirja e akullnajave në Himalaja- një rrezik i vërtetë? Libra historie të një lloji tjetër: pa stereotipe nacionaliste dhe urrejtje ndaj fqinjëve
3 Dhjetor 2010Sipas një studimi të një konsultuesi britanik sigurimesh "Maplecroft" Bangladeshi dhe India janë dy vendet të kërcënuara më së shumti nga ndryshimet klimaterike. Të dyja këto vende janë të varura nga ujërat e lumenjve që e kanë burimin në Himalaja. Mali më i lartë në botë është një nga "pikat e nxehta" të ndryshimit të klimës në mbarë botën. Po qe se shkrirjnë akullnajat e atjeshme, Bangladeshin dhe Indinë e kërcënon thatësira. Rainer Hörig ka vizituar provincën më veriore në Indi.
E mbushur me nacionalizma dhe konflikte ndëretnike historia e "vështirë" e Ballkanit mund të bëhet ndërkohë një rrëfim didaktik që afirmon mirëkuptimin dhe bashkëjetesën dhe jo urrejtjen midis fqinjëve. Një dëshmi e tillë janë katër librat e historisë së tij të re ("Perandoria Otomane" , "Kombet dhe shtetet e Evropës Juglindore", "Luftërat Ballkanike", "Lufta e Dytë Botërore"), që Qendra për Demokracinë dhe Pajtimin në Evropën Juglindore, me seli në Selanik, përgatiti dhe përmes ministrive të Arsimit të disa vendeve të rajonit i vuri në dispozicion të shkollave të mesme. Korrespondenti ynë në Athinë Niko Anagnosti ftoi në mikrofonin e DW koordinatoren greke të programit dhe profesoreshën e historisë së Universitetit të Peloponezit Kristina Kulluri, e cila shpalos optikën e re të përbashkët dhe pa stereotipet nacionaliste të historisë së Evropës Juglindore.
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi