1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkrimtarët e njohur frymëzim për të rinjtë

Bianca Schröder/Amarildo Topi16 Janar 2013

Shumë studentë ëndërrojnë të publikojnë një libër bestseller. Në Freie Universität të Berlinit, shkrimtarët e njohur u japin leksione novelistëve të rinj, të cilët duan të dinë se çfarë do t’i bëjë të njohur.

https://p.dw.com/p/17Kk3
Fotografi: picture-alliance/eb-stock

Raoni Duran është i vendosur për t'u bërë një autor i njohur. Braziliani 26-vjeçar studion për letërsi dhe që tani ka një ide të qartë për novelën e tij të parë. "Por diçka mungon," - thotë ai. Mungesa e eksperiencës për t'i përkthyer idetë e tij artistike në formë letrare.

Kur Raoni mësoi për seminaret në gjuhën angelze të kursit "Të lexosh si shkrimtar" ai u regjistrua menjëherë. Ai e ka prej shumë kohësh ëndërr që të bëjë hapin e vështirë nga lexues në shkrimtar. "Si autor ti duhet të mendosh se si funksionin teksti dhe jo për detajet e tekstit," - thotë Duran. Ky përkufizim e ka ndihmuar atë të zhvillojë akoma më shumë idetë e tij në letërsi.

Të mësosh nga më të mirët

Instruktori i seminarit nuk është ndonjë docent, por shkrimtari amerikan bestseller Andrew Sean Greer nga San Francisco. Shkrimtari 42-vjeçar mëson 30 studentë të masterit në Letërsi dhe Letërsi e Krahasuar gjatë sezonit të dimrit. Greer nuk është autori i parë i njohur që jep mësim në Universitetin e Berlinit.

Andrew Sean Greer
Andrew Sean GreerFotografi: Andreas Labes

Skema e organizuar nga Universiteti Freie Universität (FU) Ministria e Jashtme Gjermane dhe shtëpia botuese Fischer, ka tërhequr që prej vitit 1998 vëmendjen e shumë yjeve të letërsisë në rolin e profesorëve. Si profesorë të ftuar të universitet së fundmi kanë qenë fituesi japonez i çmimit Nobel Kenzaburo Oe, shkrimtari austro- gjerman Daniel Kehlmann dhe një nga shkrimtarët afrikanë më të rëndësishëm të brezit të tij, Somali Nuruddin Farah.

Andrew Sean Greer ka tërhequr vëmendjen e lexuesve ndërkombëtarë më novelat e tij "Rrëfimet e Max Tivolit" (2004) dhe "Historia e Martesës" (2008).

Nga kritik në autor

Seminari i Greer është i bazuar në vëzhgimin se shkrimtarët e rinj arrijnë të botimi i librave pasi kanë bërë më parë kritkun letrar. "Unë jam duke u mësuar atyre se si duhet të lexojnë një libër që më pas kjo t'i ndihmojë në atë që do të shkruajnë vetë në të ardhmen. Ju nuk mund ta bëni këtë nëse përqëndroheni vetëm tek personazhet apo tek rrjedha e ngjarjeve, sepse në këtë mënyrë nuk i kushton rëndësi mënyrës se si është ndërtuar vepra," - thotë ai.

Studentët njihen me një sërë teknikash letrare, si për shembull ndryshimi i perspektivës apo kalime mbrapa dhe para në kohë. Greer është i bindur se çdokush mund të mësojë kushtet bazë të shkrimit të një libri.

"Shkëmbimi intelektual me të ftuar nga e gjithë bota është një pjesë e rëndësishme e identitetit të Universitetit tonë," - shpjegon Presidenti i Univeristetit Peter-André Alt. Që prej vitit 2007 FU ka statusin e ashtuquajtur "universitet elite". Gjatë procesit të përzgjedhjes për iniciativën e ekselencës, universiteti bindi jurinë me konceptin e të qenit "universitet me rrjet ndërkombëtar". Një programe si "Samuel Fischer Guest Professorship" i ndihmon studentët të kuptojnë më mirë kulturat e vendeve të tjera, që më pas shëndërrohet në një mjet për njohjen më të mirë kulturës së tyre," - thotë Alt.

Prof. Dr. Peter-André Alt
Prof. Dr. Peter-André AltFotografi: picture alliance/Frank May

Kërkesa të larta

Por krahasimet kulturore nuk janë në qendër të vëmendjes në seminaret e Andrew Sean Greer. Autori thotë se ndihet si në shtëpi gjatë kohës që qëndron në Berlin. "Atmosfera në qytet është e thjeshtë. Por në rrugët e tij ndihet kudo edhe edhe e shkuara. Kjo është shumë çliruese për mua."

Pasioni i Greer për letërsinë dhe qytetin është ngjitës. Studentët ndjekin me kënaqësi leksionet e tij, por në ndryshim nga Raoni Duran, jo të gjithë duan të bëhen shkrimtarë.

24-vjeçarja Sarah Hang beson se forca e saj qëndron tek kritika letrare, ndërkohë shoqja e saj Lydia Dimitrow (23-vjeç) që tani ka filluar të punojë si përkthyese. Sidoqoftë të dyja ndiejnë se seminaret i kanë ndihmuar të zhvillojnë aftësitë e tyre.

Studentët e këtij kursi janë të zgjedhur dhe të privilegjaur shpjegon Peter-André Alt. Për të ndjekur seminaret aplikuan 160 studentë, por vetëm 30 syresh u përzgjodhën.