1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkrimtari turk Orhan Pamuk fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Thomas Borman12 Tetor 2006

Orhan Pamuk konsiderohet si një prej shkrimtarëve më të njohur në Turqi. Në romanet e tij ai ngre ura mes traditave të orientit dhe ndikimeve nga Evropa e pasqaruar

https://p.dw.com/p/Aqap
Shkrimtari Orhan Pamuk
Shkrimtari Orhan PamukFotografi: AP

Kush ka një vitrinë libri në dhomën e pritjes me siguri që ka një apo disa libra të Orhan Pamukut. Libri 'Kështjella e bardhë' është një vepër e cila fillon si një roman avanturist:"Nga Venediku në Napoli udhëtimi jonë kaloi sikur të ishim dërguar me anijet turke. Ne ishim tre veta që po udhëtonim bashkë".

Burri, i cili flet këtu është një venecian i ri. Ai është marrë peng, dërgohet në Stamboll dhe i shitet një zotërieu otoman. Por skallvi arrin të bëj një karrierë në Stamboll sepse është i shkolluar. Duke punuas si mjek popullor ai shëron të sëmurët dhe shkëmben mendime intelektuale me zotërinë e tij; në fund nuk është më e qartë se kush është skllavi e kush zotëriu.

Aq sa duhet për librat e tij, po aq shumë Orhan Pamuk refuzohet nga qarqet nacionaliste. Ai nuk ka frikë nga kritika, ai përzihet gjithkund. Orhan Pamuk flet për tabutë: "Në këtë vend kishte më herët një numër të konsiderueshëm të qytetarëve jomyslimanë. Ata sot nuk ndodhen më këtu, a nuk duhet ne që të mos flasim për këtë? Më herët në këtë vend kanë jetuar 100 mijë armenë, ne duhet të kultivojmë një kulturë që na mundëson të flasim lirisht për këtë".

Për shkak të fjalive të tilla shpesh herë Pamuk është ndodhur me njërën këmbë në burg. Orhan Pamuk dhe politika. Por në radhë të parë Orhan Pamuk është shkrimtar, një shkrimtar i cili turqëve u flet nga shpirti, ai e përshkruan se si është këtu dhe si është para shkeujsh, këtu ku Evropa takohet me Azinë, ku përplasen ndikimet nga perëndimi dhe orienti: "200 vitet tona të fundit janë histori e urdhërave nga lart dhe e modernizimit të detyruar nga pushteti si dhe rezistenca ndaj tyre nga pjesa konservative e shoqërisë. Ne turqit jemi thelluar aq shumë në këtë dramatikë historike sa që nga ajo është krijuar një lojj i ri i romanit i cili është unikat. Ky është romani perëndimoro-lindor. Romani im 'Kështjella e bardhë' bën pjesë aty. Ajo çfarë sot bota e quan konflikt perëndim-lindje, bota turke e përjeton që 200 vjet pasi që ajo ndodhet në këtë pjesë, mes lindjes dhe perëndimit".

Orhan Pamuk para një viti është shpërblyer edhe me çmimin e paqës së librit të libarive gjermane ndërsa tani edhe me Çmimin Nobel për letërsi. Por ka diçka që ai ende e dëshiron nga zemra:"Përkundër gjuhës sime së parehatshme unë do të isha me dëshirë shkrimtari i parë turk që për këtë nuk do të duhet të shkoj në burg. Për këtë do të isha krenar".