1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Israel Nakba-Tag

16 Maj 2011

Gjatë mësymjes ndaj kufirit të Izraelit në ditën e ashtuquajtur Nakba (katastrofë) u vranë dhe u plagosën disa palestinezë. Palestinezët në këtë ditë përkujtojnë me hidhërim humbjen e atdheut të tyre 63 vjet më parë.

https://p.dw.com/p/11GVe
Postbllok kufitar në ditën Nakba, të rinj demonstrues mbrohen nga gazi lotësjellës
Postbllok kufitar në ditën Nakba, të rinj demonstrues mbrohen nga gazi lotësjellësFotografi: picture-alliance/dpa

Ishte një mësymje ndaj kufirit të Izraelit nga të gjitha anët: Për herë të parë prej disa dekadash të dielën (15.05.2011) mijëra civilë nga Siria depërtuan kufirin në kodrat e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Gjatë mësymjes ndaj kompleksit kufitar gjetën vdekjen të paktën katër vetë dhe disa dhjetra u plagosën e po trajtohen nëpër spitalet izraelite, sipas të dhënave të ushtrisë. Mbi njëzet vetë ia dolën, që të depërtonin në fshatin e druzëve Mashd al Shams. Një dëshmitar okular përshkruan depërtimin e masës së njerëzve. që çanë gardhin kufitar: "Sirianët hapën portat, këtu në Mashd al Shams thuajse nuk ka asnjë ushtar dhe atyre iu desh që të tërhiqeshin prej presionit të masës. Policia siriane u përpoq që t'i ndalojë demonstruesit, por pa sukses, më pas ata kaluan përmes një fushe të minuar, është një mrekulli që askush nuk u plagos."

Kjo është hera e parë që nga filimi i luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1973, që shkelet kufiri i mbrojtur me masa të forta sigurie për në Siri. Njëkohësisht një grup palestinezësh depërtoi barrikadat e ushtrisë libaneze - pasi ata goditën me gurë ndaj ushtarëve izraelitë këta të fundit u kundërpërgjigjën me granata me gaz lotësjellës dhe me armë zjarri. Tre demonstrues gjetën vdekjen, sipas të dhënave të dëshmitarëve okularë. Manifestimi si rrjedhojë u ndërpre.

Intensifikohen konrtollet kufitare
Intensifikohen konrtollet kufitareFotografi: picture-alliance/dpa

Një skenë e ngjashme u përsërit edhe në Rripin e Gazës: Demonstruesit palestinezë çanë barrikadat e Hamasit radikal-islamik dhe depërtuan në pikën izraelite të kontrollit Eres. 70 vetë u plagosën, 15 prej tyre u goditën nga granatat.

Në Ramallah manifestimi qendror në ditën Nakba, dita e katastrofës palestineze, gjendja ishte më paqësore. Mijëra vetë marshuan për në sheshin qendror Manara dhe ranë sirenat në përkujtim të refugjatëve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjatë një mbledhjeje të kabinetit në fundjavë shprehu keqardhjen, që radikalët ditën e pavarësisë së Izraelit e shndërruan në një ditë të nxitjes së urrejtjes. Ushtria izraelite qysh të shtunën (14.05.2011) në mbrëmje rrethoi Bregun Perëndimor të Jordanit nga frika e sulmeve.

Autor: Andreas Bauma / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Eliana Xhani