1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

20 Prill 2024

Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHBA-së. Vendet e NATO-s i premtojnë Ukrainës ndihmë për mbrojtjen ajrore

https://p.dw.com/p/4ezs7
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund të humbasë luftën pa ndihmën e SHBA-së.
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund të humbasë luftën pa ndihmën e SHBA-së.Fotografi: Photoshot/picture alliance

Sipas drejtorit të CIA-s, William Burns, pa ndihma të tjera nga SHBA-ja Ukraina mund ta humbasë luftën kundër Rusisë deri në fund të vitit. Nëse Kongresi Amerikan nuk i miraton ndihmat e reja, ekziston "një rrezik shumë real që ukrainasit mund të humbasin në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024 ose të paktën që Putini të arrijë një pozicion ku ai në thelb mund të diktojë kushtet politike", tha shefi i Shërbimit Sekret Amerikan. "Në këtë rast rrezikojmë shumë.” - tha Burns.

Pas muajsh bllokimi udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, njoftoi se këtë fundjavë do të votohet për mbështetjen e e ardhshme të SHBA-së për Ukrainën.

Lituani | Joe Biden dhe Volodymyr Zelenski
Joe Biden dhe Volodymyr Zelenski Fotografi: Sean Gallup/Getty Images

Në një dinamikë të rrallë dypartiake, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një paketë sigurie prej 95 miliardë dollarësh ndihmë për Izraelin, Ukrainën dhe aleatët e SHBA-së në Azi. Kjo ndodhi pasi kapërcimit të një pengesë procedurale me ndihmën e një aleance deputetësh nga të dyja palët. Votimi përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve pritet këtë fundjavë.

Vendet e NATO-s i premtojnë Ukrainës ndihmë për mbrojtjen ajrore
Vendet e NATO-s i premtojnë Ukrainës ndihmë për mbrojtjen ajroreFotografi: Anatolii Stepanov/AFP

Nëse dhoma e dytë e miraton paketën e ndihmave për Ukrainën, e ka radhën Senati. Presidenti amerikan Joe Biden tha se dëshiron ta nënshkruajë ligjin "menjëherë” pas vendimit të Kongresit.

Vendet e NATO-s i premtojnë Ukrainës ndihmë për mbrojtjen ajrore

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, vendet e NATO-s duan t'i ofrojnë Ukrainës sisteme shtesë për mbrojtjen ajrore. "NATO ka inventarizuar burimet ekzistuese brenda aleancës dhe ka sisteme që mund të vihen në dispozicion të Ukrainës”, tha Stoltenberg pas një video-konference me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski.