SHBA dhe Koreja e Veriut, bisedime për programin atomik
1 Shtator 2007Reklamë
SHBA-të dhe Koreja e Veriut kanë nisur bisedimet në Gjenevë rreth programit atomik koreanoverior.Përfaqësuesit e të dyja vendeve do të diskutojnë ndër të tjera edhe se si do të vijojë puna teknike e impiantëve atomik, të cilët nuk do të merren më me prodhimin e armëve atomike.Takimi dy ditor është pjesë përbërëse e tryezës së bisedimeve gjashtëpalëshe.Qëllimi kryesor është që të përpunohen dokumentat bazë për vazhdimin më tej të diskutimeve mes gjashtë vendeve patnere në bisedimet për çarmatimin.Koreja e Veriut në muajin shkurt kishte deklaruar ndërprerjen e programit atomik, duke mbyllur reaktorin në Yongbyon.Për këtë veprim, vendi komunist u shpërblye me ndihma financiare dhe ekonomike nga jashtë.