Sfondi i sulmit në Afganistan
1 Qershor 2005
Sulmi i fundit kamikazë në Kandahar nuk është ndonjë rastësi. Përkundrazi: paraqet pjesë të një strategjie të menduar mirë të talibanëve. Pas izolimit të sulmeve terroriste në jug dhe lindje të Afganistanit, një pjesë e fanatikëve më të mëdhenjë talibanë po përpiqet që të kryejë sulme jo vetëm kundër idhëtarëve të forcave të koalicionit, por edhe ndaj udhëheqësve shpirtëror të vendit.
Në anën tjetër, madje edhe disa prej bashkëpuntorëve më të ngushtë të Mulla Omarit po përpiqen të vendosin kontatke dhe bisedime me qeverinë e tanishme afgane. Pas këtyre negociatave, katër prej ish - kuadrove të Omarit kanë kandiduar për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, ndër ta edhe ish - ministri i jashtëm taliban Vakil Matavakil. Zgjedhjet e ardhëshme do të zhvillohen me 18 shtator.
Sulmi i fundit vetëvrasës mori edhe një viktimë nga jeta politike: shefin e policisë në Kabul, Akram Kakriesval, i cili ishte mjaft i njohur në skenën politike të Afganistanit. Gjenerali me prejardhje nga Kandahari ishte i njohur si një prej luftëtarëve më të denjë kundër milicëve talibanë. Në Kandahar kishte shkuar për pjesëmarrje në ceremoninë mortore të udhëheqësit shpirtëror Fajas, të vrarë ditën e diel. Mulla Fajas ishte mjaft i dashur në Kandahar. Xhamia e babit të tij në jug të qytetit ishte një prej qendrave më të adhuruara. 54 - vjecari Fajas ishte udhëheqës i Këshillit shpirtëror dhe në lutjet e tija gjithnjë theksonte një pozitë shumë të ashpër ndaj milicëve talibanë. Ai ishte i pari i cili kontestoi edhe figurën fetare të Mulla Omarit, ndërkohë që thirrjet e talibanëve për "xhihad" i quante si joislame.
Zëdhënësi i autoriteteve në Kandahar, Shahzada Khan deklaroi në një intervistë për Dojce Velen se sulmi i ditës së mërkurë ishte dorëshkrim i kundërshtarëve të paqës në Afganistan.
"Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e organizatorëve të këtij sulmi. Deri tani nuk askush nuk ka mundur të bëjë hetime lidhur me këtë sulm", theksoi ai.
Me përhapjen e sulmeve të këtilla terroriste kundër udhëheqësve shpirtëror në ven, milicët talibanë i kanë shpallur luftë fesë islame tradicionale në Afganistan. Konfliktet e këtilla do të cojnë deri te izolimi edhe më i madh i milicëve prej popullatës së rëndomtë. Më në fund mund të rezultojë edhe me krijimin e bandave të armatosura të cilat me cdo kusht duan të shkatërrojnë procesin e paqës.