1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Seuli i shqetësuar për fatin e 23 koreanojugorëve në Afganistan

22 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BKhn


Pas rrëmbimit të 23 koreanojugorëve në Afganistan,qeveria në Seul po përpiqet që të ndërrmarë kontakte direkte me kidnapuesit thuhet në një njoftim të agjensisë kombëtare të lajmeve, Yonap.Presidenti Roh Moo Hyun kishte kërkuar më parë, përmes një fjalimi në televizion, lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të vendit të tij.Një zedhënës i talebanëve radikalislamik kërcënoi me vrasjen e 23 pengjeve, në mesin e tyre 15 gra, nëse deri të djelën në mbrëmje qeveria në Kabul nuk liron të gjithë të burgosurit talebanë.Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,Ban Ki Moon ka shprehur shqetësimin e tij për pengjet e fundit.Ai ka lutur presidentin afgan,Hamid Karsai që të merret personalisht me fatin e koreanojugorëve dhe të dy gjermanëve,bën të ditur selia e OKB-s në Nju Jork.