1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbi: padi kundër pranimit të Kosovës në UEFA

vfb(dpa/politika)19 Maj 2016

Federata serbe e Futbollit paraqit padi pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Sportit kundër pranimit të Kosovës në UEFA.

https://p.dw.com/p/1Iqcz
Kosovo Fußball UEFA Budapest Kongress Hungexpo Messe
Fotografi: Getty Images/A.Kisbenedek

Një ekip juristësh i angazhuar nga Federata serbe e Futbollit ka depozituar ankesën përkatëse pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Sportit (CAS) në Luzanë, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA duke iu referuar artikullit të gazetës qeveritare serbe "Politika" (19.05) në Beograd. Kosova nuk është shtet më vete dhe as nuk është anëtare në OKB, argumentohet në ankimin përkatës. Ky pranim është bërë ndërklohë që Kosova e banuar kryesisht nga shqiptarë në bazë të një rezolute të Këshillit të Sigurimit nga viti 1999 ende konsiderohet pjesë e Serbisë, thuhet në ankimim, sipas të dhënave të gazetës. Por në fakt qysh prej tetë vjetësh Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete. Më 3 maj Kosova u pranua në UEFA dhe më pas edhe në FIFA.

Si masë e parë ndaj padisë serbe komiteti ekzekutiv i UEFA-s vendosi të pezullojë pjesëmarrjen e Kosovës në ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror në Rusi, njofton gazeta "Politika". Juristët e angazhuar nga Federata serbe e Futbollit llogarisin me një vendim në favor të Beogradit.