Serbi-Kosovë - Pas Uashingtonit dialogu vazhdon në Bruksel
7 Shtator 2020Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër VuNë selinë e BE-së të hënën (07.09) zhvillohet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku marrin pjesë kryeministri kosovar Hoti dhe presidenti serb Vuçiq, takohn të hënën (07.09) në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Hoti e Vuçiq të dielën pas kthimit nga SHBA-ja, ku nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet dy vendeve, takuan ndaras të ngarkuarin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, ku diskutuan për zhvillimet në dialog deri më tani dhe për takimin e nivelit të lartë politik të hënën. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, thotë se "bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel, të hënën në Bruksel e takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Sipas tij, "marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke”.
"Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve mes dy vendeve të pavarura”, shkroi Hoti në profilin e tij, duke theksuar sipas tij se "Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim euro-atlantik të të gjithë regjionit”.
Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiq, tha nga Brukseli se "Bashkimi Evropian këmbëngul që ai duhet të drejtojë dialogun politik mes dy vendeve.
"BE-ja padyshim që dëshiron një rol kyç për veten dhe dëshiron që ajo të jetë bartësja e këtij procesi. Ata po analizojnë atë që është bërë në Uashington dhe mendoj se ata duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë. Se a janë më të lumturit në botë, kushdo që do t'ju thoshte atë, nuk do ta thoshte të vërtetën", tha Vuçiç në Bruksel. Ai tha se po dialogon me Prishtinën, sepse, është detyrim i shtetit, të cilin e ka marrë nga paraardhësit politik në Serbi. Vuçiq deklaroi se ai beson se do të ketë përparim në raundin e ardhshëm të dialogut dhe paralajmëroi se në takimin e së hënës do ta shtrojë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Një ditë para takimit të së hënës, grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë diskutuan mes tyre po në Bruksel, për temën e të zhdukurve, të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik. Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, pas takimeve tha, se "ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”.
"Jemi afër, sot (të dielën) kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur humëçka për ta rrumbullakosur nesër (të hënë) në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Skender Hyseni.