1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

Scholz: Putin të hedhë hapin e parë

18 Nëntor 2023

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin të hedhë i pari hapin për zgjidhjen e mundshme paqësore në Ukrainë, duke filluar me tërheqjen e trupave.

https://p.dw.com/p/4Z89s
Olaf Scholz (SPD) mu kufje duke dëgjuar në konferencë shtypi
Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

"Ai duhet të tërheqë trupat", tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në një dialog me qytetarët gjermanë në Nuthetalin e landit federal Brandenburg . Ai kërkoi që Putin të hedhë hapin e parë për një zgjidhje të mundshme paqësore të konfliktit në Ukrainë. Për këtë nuk ka asnjë shenjë, tha ai, i pyetur, nëse mund të ketë bisedime paqeje.

Kolazh fotografik i Vladimir Putin dhe Olaf Scholz
Fotografi: Kay Nietfeld/Sputnik/AP/dpa/picture alliance

Sipas kancelarit gjerman, Putin nuk duhet të ketë sukses me qëllimin e tij që të marrë me dhunë pjesë të një vendi fqinj. Scholz ka thënë, se ai është i gatshëm të flasë sërish me Putinin. Por kjo ka kuptim, kur Putin të jetë i gatshëm të lëvizë në këtë drejtim. Nuk duhet të ndalim me presionin. Kancelari gjerman i siguroi Ukrainës edhe njëherë ndihmë në luftën e saj mbrojtëse ndaj agresionit rus, për sa kohë kjo të jetë e nevojshme."

la/ag