1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Scholz mirëpret automjetet kineze me konkurrencë të ndershme

15 Prill 2024

Në vizitën në Shangai, kancelari gjerman Olaf Scholz ka argumentuar se tregu evropian duhet të hapet për automjetet kineze. Megjithatë, ai tha se konkurrenca duhet të jetë e drejtë.

https://p.dw.com/p/4empU
China Shanghai | Pressestatement Kanzler Scholz
Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha gjatë një vizite në Kinë të hënën se automjetet kineze do të jenë të mirëseardhura në tregun gjerman, por paralajmëroi ndaj përdorimit të praktikave të padrejta tregtare.

Edhe pse ekonomia gjermane ka përfituar nga kërkesa kineze për produkte të tilla si makina dhe kimikate, marrëdhëniet kanë qenë të tendosura me kompanitë gjermane, të cilat argumentojnë se përballen me barriera të padrejta të tregut në Kinë. E vetmja gjë që duhet të jetë e qartë është "konkurrenca e ndershme”, tha Scholz.

Scholz, i cili ndodhet në një udhëtim tre-ditor me disa drejtues të lartë gjermanë në Kinë, i bëri këto komente në një fjalim në Universitetin Tongji në Shangai. Ai vuri në dukje se kur automobilët japoneze dhe koreanojugorë u lejuan në Evropë, ekzistonte frikë se ato do të pushtonin plotësisht tregun në një zhvendosje të njëanshme drejt Azisë.

"Marrëzi!", tha kancelari. "Tani ka automobilë japoneze në Gjermani dhe automobilë gjermane në Japoni," tha ai. "Dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Kinën dhe Gjermaninë."

"Në një moment, do të ketë edhe automobilë kinezë në Gjermani dhe Evropë. E vetmja gjë që duhet të jetë gjithmonë e qartë është se konkurrenca duhet të jetë e ndershme. Kjo do të thotë, të mos ketë dumping, mbiprodhim, të mos ketë shkelje të së drejtës së autorit", tha Scholz.

Scholz te Covestro
Scholz te CovestroFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Ngacmimi i fqinjëve më të vegjël është i gabuar, por Tajvani nuk përmendet me emër

Scholz-i shtoi se vendet e vogla nuk duhet të kenë frikë nga të mëdhenjtë. Megjithatë, ai nuk përmendi Kinën apo Tajvanin me emër. Kina pretendon Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe nuk e ka përjashtuar aneksimin e tij me forcë, nëse e sheh të nevojshme.

"Bota funksionon kur të gjithë kemi disa parime të përbashkëta," tha Scholz. "Një nga këto parime është se ne nuk duhet të kemi frikë nga fqinjët tanë". "Ne e duam këtë në jetën tonë."

"Nëse fqinji ynë është i madh, i fortë dhe muskuloz, ne gjithmonë duam ta përshëndesim dhe të jemi të sigurt se ai nuk do të na lëndojë kurrë," u tha ai studentëve në Universitetin e Shangait.

E njëjta gjë, tha ai, është e vërtetë midis kombeve dhe se vendet "nuk duhet të kenë frikë fare nga njëri-tjetri". "Kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë. Kjo është e gjithë çështja."

Çfarë tjetër është në rendin e ditës?

Në Shangai, Scholzi planifikon të vizitojë edhe një qendër inovacioni të prodhuesit gjerman të plastikës Covestro. Më vonë të hënën, kancelari është i ftuar për darkë nga Sekretari i Partisë së Shangait, Chen Jining.

Kanzler Scholz in China
Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Ndalesa e dytë e vizitës treditore të kancelarit, Shangai, vjen pas një dite të parë në Chongqing, në jugperëndim të vendit. Të martën ai do të shkojë në Pekin për t'u takuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang.

Vizita e Scholz-it vjen kur Bashkimi Evropian po shqyrton tarifa ndëshkuese për të mbrojtur prodhuesit e BE nga makinat elektrike kineze të importuara, me çmime më të përballueshme.

Kancelarin e shoqërojnë një duzinë drejtorësh ekzekutivë, duke përfshirë krerët e prodhuesve gjermanë të automjeteve Mercedes-Benz dhe BMW, si dhe kompania kimike BASF. Volkswagen-i, prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, mungon në udhëtim.

aud (rc/dpa, Reuters)