1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE "i përgatitur për të ardhmen" që të pranojë Ukrainën

6 Tetor 2023

Liderët e Bashkimit Evropian takohen në Granada (Spanjë) për të debatuar një sërë çështjesh, ndër të cilat migrimin. Në rendin e ditës është edhe kandidatura e Ukrainës.

https://p.dw.com/p/4XCsN
Fotografi e perbashket ne Granada
Kryetarët e shteteve dhe qeverive marrin pjesë në seancën e punës të Samitit joformal të BE-sëFotografi: Manu Fernandez/AP/picture alliance

Kryetarët e shteteve dhe qeverive marrin pjesë në seancën e punës të Samitit joformal të BE-së. Kancelari Scholz e ka lidhur një zgjerim të Bashkimit Evropian me reformat brenda unionit.

Anëtarët aktualë duhet, para së gjithash, ta bëjnë vetë BE-në të qëndrueshëm, tha Scholz në kuadër të samitit të BE-së në Granada, Spanjë. Mbi të gjitha, strukturat vendimmarrëse duhet të reformohen. Kancelari përsëriti kërkesën e tij për të hequr dorë nga parimi i unanimitetit në politikën e jashtme dhe fiskale.

"Duhet të jemi në gjendje të marrim vendime me shumicë të kualifikuar, në mënyrë që të garantohet sovraniteti dhe aftësia e Bashkimit Evropian për të vepruar”, tha ai para takimit.

Duhet të merret parasysh edhe numri i anëtarëve të Komisionit të BE-së, tha Scholz. Nuk mund të vazhdosh thuajse të zgjerosh qeverinë dhe të shpikësh ministri të reja. Për më tepër, numri i vendeve në Parlamentin Evropian dhe financimi i bashkësisë së shteteve.

Migrimi i ndan shtetet

Giorgia Meloni dhe Pedro Sanchez
Fotografi: Manu Fernandez/AP Photo/picture alliance

Nga ana tjetër, Hungaria dhe Polonia kërkuan parimin e unanimitetit në fushën e politikës së migrimit. Të mërkurën, shtetet e BE kishin miratuar rregulloren e re të krizës me shumicë të cilësuar, kundër votave të të dy vendeve. Kreu i qeverisë hungareze, Orban, fjalë për fjalë e përshkroi atë si "përdhunim". Kryeministri polak Morawiecki e quajti marrëveshjen "të diktuar nga Brukseli dhe Berlini".

Çështja e migrimit do të diskutohet në thellësi edhe sot në Granada në bisedimet e drejtpërdrejta mes Scholz-it dhe kryeministres italiane Meloni. Qeveria italiane kohët e fundit kishte kritikuar Berlinin për pagesa direkte për organizatat private të shpëtimit detar.

Në dhjetor do të vendoset nëse do të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe nëse Gjeorgjisë do t'i jepet statusi i vendit kandidat.

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel, kohët e fundit argumentoi se BE duhet të jetë i përgatitur për të mirëpritur vende si Ukraina në vitin 2030.

aud (dpa, dl)