1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i BE: Scholz thekson mbështetjen për Izraelin

27 Tetor 2023

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz u angazhua në samitin e BE për të pasur besim tek Izraeli. "Izraeli është shtet demokratik me shumë parime humanitare", tha Scholz në takimin e nivelit të lartë të BE-së në Bruksel.

https://p.dw.com/p/4Y57w
Kancelari Olaf Scholz në samitin e BE-së
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkon një linjë të qartë të BE-së ndaj konfliktit në Lindjen e MesmeFotografi: Kenzo Tribouilliard/AFP

"S'kam asnjë dyshim", që ushtria e Izraelit respekton rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Në samitin e BE-së synohet, që ne "së bashku të bëjmë edhe njëherë të qartë, se e mbështesim Izraelin në mbrojtjen e vendit të tij ndaj sulmit të tmerrshëm të Hamasit", theksoi Scholz.

Ai shtoi, se BE angazhohet për lirimin e pengjeve që mbahen nën dhunën e Hamasit radikal islamik si dhe për mbështetjen humanitare të banorëve në Rripin e Gazës, që edhe vetë janë "viktimë e Hamasit", tha Scholz. "Ndaj është e rëndësishme, që të avancojmë me ndihmën humanitare", theksoi kancelari.

Bashkimi Europian megjithatë ende është në kërkim të një linje unike lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Vende anëtare si Belgjika e kritikojnë Izraelin për veprimet kundrejt Rripit të Gazës. Edhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel theksoi në samitin, që i vazhdon punimet edhe të premten (27.10.2023), se Izraeli duhet "të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare".

Presidenti i Këshllit të BE, Charles Michel para sfondit blu të BE dhe podiumit me mikrofon
Presidenti i Këshllit të BE, Charles Michel Fotografi: European Union

Pa unanimitet për armëpushimin në Rripin e Gazës

Vendet anëtare të BE-së nuk janë unanim lidhur me çështjen e shpalljes së një "armëpushimi" më saktë një "armëpushimi humanitar", sikurse doli në pah gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg. Disa shtete, si Spanja, Irlanda dhe Sllovenia e përkrahën këtë kërkesë të formuluar për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Të tjera vende si Gjermania, Çekia dhe Austria u shprehën kundër. Këto vende druajnë, se kërkesa të tilla mund të vlerësohen si ndërhyrje në të drejtën e vetëmbrojtjes së shtetit të Izraelit. Tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive duhet të gjejnë një pozicion të përbashkët.