1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i BE mbyllet mes debateve dhe arritjeve

dpa, ap, afp/A. Topi29 Qershor 2013

Dje në mbrëmje u mbyll samit dy ditor i Bashkimit Europian. Liderët e BE kanë arritur një marrvëeshje për buxhetin e shtatë viteve të ardhshme, që do të jetë 960 miliard euro pavarësisht kundërshtimeve të Britanisë.

https://p.dw.com/p/18yKs
Fotografi: Reuters

Kryeminsitri briatnik David Cameron mbështeti të njëjtat kushte financiare që kishte premtuar disa muaj më parë, duke kundërshtuar thirrjen e samitit për të aprovuar planin për zgjidhjen e papunësisë së të rinjve. Sidoqoftë në fund 27 vendet antare votuan buxhetin. Presidenti i BE Herman Van Rompuy tha se "kjo ishte njtë ‘po' e qartë" sa i përket mbështetjes së shpenzimeve të planifikuara për periudhën 2014-2020.

Përveç planit të shpenzimeve 7 vjeçar, që duhet të marrë edhe aprovimin e plotë të parlamentit, Bashkimi Europian injekton edhe një dozë të re besimi në përpjekjet për të rimkëmbur ekonominë e rajonit. Megjithatë gjatë diskutimit të buxhetitit u vu re edhe ndarja e thellë e opinioneve të 27 vendeve të BE sa i përket politikave të shpenzimit dhe shkurtimeve për të dalë nga kriza, ku Britana e Madhe kërkoi siguri se nuk do të kontribuojë shumë kur ‘rripi të ngushtohet akoma më shumë rreth kontinetit'. 

EU Gipfel Cameron mit Ansip und Muscat 28.06.2013
Fotografi: Reuters

Buxheti shumë-vjeçar, që për herë të parë në historinë e BE ka patur shkurtime, bën të qartë se paratë do të shpenzohen në infrastrukturën e përbashkët si linjat hekurudhore dhe projektet rrugore, subvencionimin e fermerëve dhe ndihmën për vendet e varfra.

Kundërshtimi britanik

 Vendimi erdhi pas disa debateve dhe kundërshtimeve nga britanikët ditën e enjte. Cameron surprizoi me deklaratën e tij se “është absolutisht esenciale” që BE të zbatojë marrveshjen e arritur në shkurt. Sipas një diplomati të lartë të BE, për shkak të një dispozite mbi financimin agrikulturor, Britania mund të ketë humbur 200 deri në 300 milion euro vitin e shkuar.

Çështja vuri Londrën kundër Parisit, pasi do të duhet të paguajë pjesën më të madhe, tha diplomati. Ai foli në kushtet e anonimitetit sepse nuk ishte e lejuar të fliste në publik për këtë çështje.  Në fund, Van Rompuy tha se shqetësimet britanike ishin marrë parasysh dhe BE do t'i përmbahet marrveshjes së muajit shkurt. Samiti në fillim ishte planifikuar për tu fokusuar tek papunësia e të rinjve dhe qetësimi i tregjeve Europiane që janë duke vuajtur nga problemet e mëdha të borxheve.

Papunësia dhe bankat

Papunësia arriti shifrën rekord të 11% në vendet e BE dhe 12.2% tek 17 vendet që përdorin Euron. Kjo shifër është akoma më e lartë tek të rinjtë, ku një në katër të rinjë në BE janë të papaunë. Në vende si Greqia dhe Spanja, papunësia e të rinjve është më e lartë se 50%.  Fondin prej 6 miliard eurosh, të akoruduar për të luftuar papunësinë tek të rinjtë, Martin Schluz e quajti si ‘një pikë ujë në oqean', po ashtu edhe analistët thonë se një shumë e tillë do të ndryshojë shumë pak gjëra.

Griechenland Generalstreik nach Schließung des staatlichen Rundfunksenders ERT
Fotografi: Reuters

Analistët thonë gjithashtu se rikthimi i besimit tek sektori bankar i vendeve të goditur nga kriza e borxheve duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Plani për të bërë një gjë të tillë kalon në tre pika: kontroll i bankave më të mëdha nga Banka Qendrore Europiane, një autoritet për të mbështetur ose mbyllur bankat me problem dhe një depozitë e përbashkët garancie.  Kontrolli nga BQE duhet të nisë në fillim të vitit tjetër, por është bërë shumë pak progress për një gjë tillë.