1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Saksoni: Hetime për sulm në strehimore refugjatësh

31 Gusht 2022

Shkak janë dy incidente të ndodhura në ditët e fundit në ndërtesa që frekuentohen nga refugjatët, paralelisht me aktivitetet përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të sulmit ndaj strehimores së refugjatëve në Rostock.

https://p.dw.com/p/4GFcf
Deutschland | Flüchtlingsheim in Leipzig mit Brandsätzen beworfen
Në këtë strehimore azilantësh në Lajpcig u hodh lëndë djegëse më 26.08.22. Policia po heton për sfond ekstremist të djathtë. Fotografi: Sebastian Willnow/dpa/picture alliance

Qendra policore  kundër ekstremizmit dhe terrorizmit (PTAZ) në Leipzig ka nisur hetimet për një tentativë për zjarrvënie në një kopsht në lagjen Lausen-Grünau të të qytetit gjermanolindor. Siç njoftoi të martën, Zyra e Policisë Kriminale të Saksonisë, gjatë fundjavës, autorë të panjohur kishin hedhur lëndë ndezëse te porta e një kopshti. Organet hetimore nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi ksenofobik, pasi kopshti frekuentohej nga fëmijë ukrainas. Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës, kur kopshti ishte i mbyllur dhe për rrjedhojë nuk kishte të dëmtuar në njerëz.  

“Shenja paralajmëruese”

Organet policore të Landit të Saksonisë e kanë shtuar vigjilencën kohët e fundit, edhe për shkak të një sulmi të ndodhur të premten e kaluar po në Leipzig, ku persona të panjohur kishin tentuar t’i vinin zjarrin një strehimoreje azilkërkuesish. Për pasojë ishte dëmtuar lehtë kati përdhes i ndërtesës. Njerëzit nuk u dëmtuan. Strehimorja ndodhet në një ndërtesë me parafabrikate në lagjen Lausen-Grünau dhe strehon rreth 225 azilkërkues.

Në Rostock-Lichtenhagen pati në fundjavë mitingje përkujtimore nën titullin: Pogrom LIchtenhagen
Në Rostock-Lichtenhagen pati në fundjavë mitingje përkujtimore nën titullin: Pogrom LIchtenhagenFotografi: Bernd Wüstneck/dpa/picture alliance

Ngjarja ishte shqetësuese për shumë politikanë edhe për faktin se vinte paralelisht me aktivitetet përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të sulmit të parë ndaj një strehimoreje azilkërkuesish në Rostock të Gjermanisë. "Politikanët nga parti të ndryshme kanë reaguar me indinijim pas kësaj ngjarjeje. Ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë, Armin Schuster (CDU), tha se ky sulm Ishte "një shenjë paralajmëruese se krime të tilla çnjerëzore nuk i përkasin vetëm të shkuarës." Ai tha se ndërkohë ka dhënë udhëzim që të shpeshtohen patrullimet për të gjitha strehimoret e azilkërkuesve në Saksoni". Hetimi po ecën me shpejtësi të plotë, siguroi ai.

Përkujtime në Rostock

Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier, në ceremoninë përkujtimore të enjten në Rostock, 25.08., ksihte thënë se një pjesë e përgjegjësisë për trazirat e atëhershme i takonin edhe shtetit. Në vend që shteti t’i mbronte njerëzit, ai i la ata vetëm, tha Steinmeier. "Ajo që ndodhi në Rostock është një turp për vendin tonë. Politikanët mbajnë një përgjegjësi të madhe për këtë turp."

 Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në ceremoninë përkujtimore më 25.08.22 në Rostock-Lichtenhagen
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në ceremoninë përkujtimore më 25.08.22 në Rostock-LichtenhagenFotografi: Jens Büttner/dpa/picture alliance

Në gusht 1992, për katër net me radhë, një turmë rebelësh dhe ekstremistësh të krahut të djathtë u përpoqën të sulmonin një qendër azilkërkuesish në lagjen Lichtenhagen. Sulmet shoqëroheshin herë pas here edhe nga duartrokitjet e spektatorëve. Në fillim ata nisën ta gjuanin strehimoren me gurë dhe më pas me bomba molotovi. Në ndërtesë banonin rreth 120 azilkërkues, shumica vietnamezë, por edhe romë. Policia, e cila nuk e mori situatën nën kontroll për një kohë të gjatë, nuk pati sukses me përpjekjet e saj për të ndaluar sulmet.

Pamjet e atëhershme nga Lichtenhagen tronditën botën. Në atë kohë, ato ngjallën shqetësimet për përhapjen e ideologjive ekstremiste të krahut të djathtë dhe ksenofobike në Gjermani. "Këto ishin orë të errëta," tha Presidenti gjerman. “Urrejtja ndaj të huajve kishte mbërritur në shtresën e mesme të shoqërisë.”

Gusht 1992: Sulmi i parë kundër një azili refugjatësh në Rostock-Lichtenhagen. Policia, e cila nuk e mori situatën nën kontroll për një kohë të gjatë, nuk pati sukses me përpjekjet e saj për të ndaluar sulmet.
Gusht 1992: Sulmi i parë kundër një azili refugjatësh në Rostock-Lichtenhagen. Policia, e cila nuk e mori situatën nën kontroll për një kohë të gjatë, nuk pati sukses me përpjekjet e saj për të ndaluar sulmet. Fotografi: imago/R. Schober

"Për fat të keq, ekziston ende ajo gjurmë terrori djathtist," shpjegoi Steinmeier, duke iu referuar serisë së vrasjeve të kryera disa vite më parë nga i ashtuquajturi Ilegaliteti Nacionalsocialist (NSU), si dhe vrasjes së presidentit të qarkut të Kasselit, Walter Lübcke dhe sulmeve ndaj të huajve në Halle dhe Hanau. Steinmeier bëri thirrje për më shumë vigjilencë dhe më shumë solidaritet me të huajt në Gjermani.