Sa më shumë shkëmbime, aq më mirë
12 Shkurt 2016Deutsche Welle: Sikur të mos ishte mjaft konferenca, samite, apo forume si G7, G20 apo konferencat e mëdha të OKB-së si konferenca e kohëve të fundit për ndryshimet klimatike në Paris, ka edhe konferenca të organizuara privatisht. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih vijnë këtë vit rreth 30 krerë shtetesh, rreth 70 ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes dhe pesë drejtorë shërbimesh sekrete. Pse vijnë ata në Mynih?
Dan Smith: Bukuri e takimeve të vogla si Konferenca e Sigurisë në Mynih është se njerëzit mund të këmbejnë në një mjedis më pak formal - pa detyrimin për të lëshuar një komunikatë, si ato në fund të një G7 apo samiti të G20. Kjo u ofron pjesëmarrësve më shumë liri për takime konfidenciale dhe shkëmbimeve përtej protokollit. Nga ana tjetër, sa më persona të lartë të marrin pjesë në këto konferenca, aq më shumë janë ato në fokus të mediave, dhe aq më i madh bëhet rreziku që ato thjesht të bëhen ushtrime për veprimtari konkurruese publicitare
Ne jetojmë në epokën digjitale të informacionit. Sa të rëndësishme janë ende sot takime si ai në Mynih për të ditur se si mendojnë palët e tjera?
Në këtë drejtim, podiumet e mëdha janë më pak të rëndësishme se sa takimet e vogël sipas rregullave të Chatham House me një numër të kufizuar njerëzish apo mundësish për shkëmbim joformal dhe të drejtpërdrejtë. Edhe në epokën digjitale nuk ka zëvendësim për takimet kokë më kokë - kjo vlen për çdo formë të proceseve diplomatike apo proceseve negociuese. Edhe pse teknologjia jonë e komunikimit mund të avancojë shumë, ne gjithmonë do të na duhen takimet mes aktorëve.
Nga Rusia vijnë këtë vit dy politikanë të lartë në Mynih: Kryeministri Dmitry Medvedev dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. A është kjo një ofensivë e politikës së jashtme ruse?
Rusia i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe reklamës për perspektivat e saj të politikës së jashtme. Dhe me gjithë ata vendimmarrës dhe njerëz me ndikim që marrin pjesë Konferenca e sigurisë në Munih ofron një platformë që zor se mund t'i rezistosh. Natyrisht si në Rusi dhe në Perëndim ka shqetësime për përkeqësimin dramatik të marrëdhënieve ndërmjet të dy palëve gjatë tre viteve të fundit. Dhe sido që ta analizojmë sa më shumë shkëmbime, sa më shumë kontakte, aq më mirë është. Kështu që unë e konsideroj atë si një shenjë pozitive.
Në Mynih priten edhe zyrtarë të lartë nga Irani, Arabia Saudite, Egjipti dhe Iraku. A mund të gjenerohet në Mynih stimul për një përmirësim të situatës në Siri?
Kjo është një pyetje shumë spekulative. Por në qoftë se unë i lejoj vetes spekulime, do të thosha: Arabia Saudite dhe Irani nuk janë ende në pikën ku janë të mundshme kontakte zyrtare mes dy qeverive. Por gjithmonë ka një diplomaci të heshtur në sfond - dhe është shumë e mundshme që shtetet apo qeveritë, që cilat janë të lidhura me dy kundërshtarët, Arabinë Saudite dhe Iranin t'i inkurajojnë ata për të lidhur kontakte joformale.
Dan Smith është drejtor i Institutit ndërkombëtar suedez për Kërkimeve të Paqes SIPRI.