Sërish sulm me autobombë në Afganistan
10 Shtator 2007Reklamë
Pas një sulmi me autobombë në provincën jugore Helmand të Afganistanit kanë humbur jetën 28 vetë dhe janë plagosur 45 të tjerë. Sipas të dhënave të autoriteteve atentatori vetvrasës hodhi në erë një motorçikletë. Synohej vrasja e një drejtori të lartë të policisë afgane, njoftojnë autoritetet vendore. Helmandi konsiderohet një provincë trazirash dhe një është një nga epiqendrat e ekstremistëve talebanë.