1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtinë: Rutte e Bettel përpiqen për ndërmjetësim

4 Korrik 2023

Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut shprehen në Prishtinë shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës, përderisa as Kosova e as Serbia nuk po ndërmarrin hapa për shtensionimin e situatës në veri.

https://p.dw.com/p/4TPEO
Vjosa Osmani, kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai Luksemburgut, Xavier Bettel
Vjosa Osmani, kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai Luksemburgut, Xavier BettelFotografi: Office of the Kosovo Presidency

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai Luksemburgut, Xavier Bettel, i kërkuan qeverisë së Kosovës që t'i përmbahet planit të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, e cila banohet nga një shumicë serbe.

Pas vizitës në Beograd kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut takuan në Prishtinë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri holandez, tha se Kosova duhet të përmbushë kërkesat e Bashkimit Evropian, sepse stabiliteti rajonal është çështje shumë e rëndësishme.

Lajçaku udhërrëfyes për dialogun

"Sot kemi shprehur shqetësimet tona për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Holanda e Luksemburgu tentojnë që përmes dialogut të shtensionet situata dhe të normalizohen raportet mes dy shteteve. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu për prosperitetin e integrimit drejt BE-së”, tha kryeministri holandez.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai Luksemburgut, Xavier Bettel për vizitë në Prishtinë
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai Luksemburgut, Xavier Bettel për vizitë në PrishtinëFotografi: Office of the Kosovo Prime minister

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel: "Kur u planifikua ky udhëtim nuk e kemi ditur që do të ketë tensione. Ne tentojmë të ndërtojmë ura. Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është emisari Lajçak. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli dhe ju mund të llogarisni me ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së”, tha Bettel.

Kosova dëshiron raporte të mira fqinjësore me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga ana e tij, tha se "Kosova dëshiron raporte të mira fqinjësore me Serbinë dhe për këtë kërkohet që të zbatohet Marrëveshja drejt normalizimit, e arritur më herët gjatë këtij viti. "Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi Marrëveshjen bazë të 27 shkurtit dhe Aneksin e zbatimit të 18 marsit që dëshirojmë të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushte", tha Kurti. Kurse Presidentja Vjosa Osmani, tha se "Kosova ka demonstruar vullnet për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë”.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai Luksemburgut, Xavier Bettel për vizitë në Prishtinë
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai Luksemburgut, Xavier Bettel për vizitë në PrishtinëFotografi: Office of the Kosovo Presidency

Pavarësisht kësaj deklarate të vullnetit të mirë, Bashkimi Evropian, nuk mendon që Kosova ka plotësuar kërkesat e tyre për shtensionim të situatës. BE-ja po kërkon tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serbë. Po ashtu po kërkon tërheqjen e kryetarëve të rinj nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zotimin publik të serbëve se do të marrin pjesë në votime. Prandaj ditë më parë BE-ja njoftoi zyrtarisht qeverinë e Kosovës përmasat ndëshkuese, ku u pezullua përkohësisht puna në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe po ashtu Kosova nuk do të ftohet në takimet të nivelit të lartë.

Vuçiq kitikoi Prishtinën zyrtare

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, para se të udhëtonin në Kosovë, ishin për vizitë edhe në Serbi, nga ku fillimisht ju bënë thirrje dy vendeve që të ndërmarrin hapa drejt shtensionimit të situatës dhe të vazhdojnë dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij, adresoi kritika në adresë të Prishtinës zyrtare, ku tha se "autoritetet në Prishtinë nuk kanë përmbushur ende marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel e që kanë të bëjnë me Asociacionin”.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai Luksemburgut, Xavier Bettel për vizitë në Beograd
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai Luksemburgut, Xavier Bettel për vizitë në BeogradFotografi: ROBIN VAN LONKHUIJSEN/ANP/picture alliance

"Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar dhjetë vjet më parë, ende nuk është zbatuar në pjesën më të rëndësishme, që është formimi apo krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe ky ishte parakushti që çdo gjë tjetër të përmbushej nga pala serbe”, tha Presidenti Vuçiq.

Clinton: Situata në veri të Kosovës "marrëzi”

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të jenë të larta ku për më shumë se një muaj qytetarët serbë po kundërshtojnë vendosjen në zyrat komunale në veri të katër kryetarëve shqiptarë, që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, zgjedhje këto që u bojkotuan nga serbet. E kritika për zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptar në veri të banuar me shumicë serbe, pati edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, që në Kosovë cilësohet hero. Clinton, në një fjalimin të para zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe qytetarëve të mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, kërkoi që t'i jepet zgjidhje situatës në veri të Kosovës, të cilën e cilësoi si "marrëzi”.