1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusi: burg kur mbron homoseksualët

9 Prill 2012

Homoseksualizimi nuk ka qenë krim në Rusi për rreth dy dekada, por Duma tashmë po shqyrton një ligj të ri që ndalon “propagandën” homoseksuale. Gjendja është serioze e ka arrestime.

https://p.dw.com/p/14ZtM
Policia e Moskës shpërndan paradë homoseksualësh
Policia e Moskës shpërndan paradë homoseksualëshFotografi: picture-alliance/dpa

Dy burra janë arrestuar ne St. Petersburg për shkak se po mbanin një tabelë ku shkruhej se “Homoseksualiteti është normal”. Këto janë arrrestimet e para pasi në qytet ka hyrë në fuqi një ligj që ndalon “propagandën” homoseksuale. Qyteti më i dytë më i madh rus ka miratuar këtë ligj të diskutueshëm në 29 Shkurt. Dy burrat e arrestuar në qendër të qytetit nga policia tashmë rrezikojnë një gjobë prej 500 mijë rublash ose rreth 13 mijë euro.

Ndërkohë ligjvënësit kanë paraqitur një projektligj në parlament, Dumën ruse, që një ligj i tillë të jetë edhe në nivel federal. Kjo lëvizje ka përhapur frikë tek komuniteti gay, pasi rrit intolerancën dhe diskriminimin. Liberalët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut janë mobilizuar kundër këtij projektligji që ka shkaktuar edhe një shqetësim ndërkombëtar. Zëdhënësi i Partisë së Gjelbër gjermane, Volker Beck e përshkroi projektligjin si një “ligj të urrejtjes” dhe kthim në Epokën e Errët.

Volker Beck, deputet i Bundestagut
Volker Beck, deputet i BundestagutFotografi: AP

Partia e presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, përbën shumicën në Dumën ruse. Nëse ajo pranon projektligjin atëherë do të ketë ndëshikme për ata që mbrojnë homoseksualitetin, biseksualitetin dhe transeksualitetin. Kritikët e ligjit janë të shqetësuar se homoseksualët dhe pedofilët do të kriminalizohen në të njëjtën masë. Ligji jo vetëm që do t'i japë kurajo intolerancës, por do të bëjë parandalimin e HIV/AIDS akoma më të vështirë paralajmërojnë kritikët. Sankt Petersburgu dhe qytete të tjera në vitet e mëparshme kanë nxjerrë ligje që dënojnë shprehjen e homoseksualitetit.

Ligji ndalon “propogandën” pro-gay

Këngëtarja amerikane, Madonna, e cila do të zhvillojë disa koncerte në Rusi në verë ka deklaruar se do të ngrejë këtë problem në koncertin e saj në Saint Petersburg. Por deputeti i partisë Rusia e Bashkuar Vitali Milonov, i cli është një nga autorët e ligjit kundër “propagandës” gay, e ka paralajmëruar artisten të mos shkelë ligjin. Filmat, videot muzikore, revistat me përmbajtje homoseksuale dhe flamuri me ngjyrat e ylberit i ndalohen me ligj. Liderët rusë shpesh herë kanë dhënë sinjale për mbështetjen e masave të tilla kundër homoseksualëve. Për shembull ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov në një intervistë për radion Kommersant FM është justifikuar duke thënë se Rusia po përpiqet ta mbrojë shoqërinë nga homoseksualizmi. Edhe pse homoseksualizimi u dekriminalizua në vitin 1993, komuniteti gay në Rusi është përballur më paragjykime dhe kërcënime. Homoseksualizmi është ende tabu në Rusi. Shumë politikanë dhe yje të televizionit kanë bërë martesa fiktive për të fshehur preferencat e tyre seksuale. Aktivistët po iu bëjnë thirrje turistëve të mos vizitojnë Sankt Petersburgun në shenjë proteste ndaj ligjit anti-gay. Por protestat kundër ligjeve të “propagandës” janë ilegale. Shumë homoseksualë po mendojnë të braktisin vendin.

Shpërndarje e dhunshme e një demonstrate homoseksualësh në Moskë
Shpërndarje e dhunshme e një demonstrate homoseksualësh në MoskëFotografi: picture-alliance/dpa

Kisha Ortodokse ruse mbështet ligjin

Edhe Kisha Ortodokse ruse ka folur rregullisht kundër homoseksualizimit dhe protestave në mbështetje të të drejtave të homoseksualëve. Pjesa më e madhe e popullit “është e besimit ortodoks dhe ndjek traditat e këtij besimi,” tha Lavrovi për Radio Kommersant-in, duke përfunduar se homoseksualizimi është vështirë të pranohet në Rusi. Kisha Orotdokse ruse e ka mbështetur ligjin e Sankt Petersburgut, duke thënë se mbron shoqërinë ruse nga imoraliteti që vjen nga Perëndimi.

Një protestues për të drejtat e gay arrestohet
Një protestues për të drejtat e gay arrestohetFotografi: AP

Ligje të ngashme kanë hyrë në fuqi edhe në qytet Ryazan dhe Arkhangelsk. Revista New Times, që njihet për kritikat e saj ndaj Kremlinit, shkruan për një rikthim të Bashkimit Sovejtik, ku homoseksualizmi dënohej me burgim. “Perdja e Hekurt është ende në vendin e saj dhe miratimi i një ligji të tillë do ta ulte akoma më shumë,“ shkruan revista në një editoral të sajin.

Autor: dpa, dapd/ Amarildo Topi

Redaktoi: Auron Dodi