1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rumania midis kohabitacionit dhe bllokadës

Robert Schwartz
13 Dhjetor 2016

Në Rumani, socialdemokratët i fituan zgjedhjet parlamentare me rezultat të lartë. Tani është detyrë e Presidentit Iohannis për t'u angazhuar me vendosmëri kundër korrupsionit e për shtetin ligjor, mendon Robert Schwartz.

https://p.dw.com/p/2UBIC
Rumänien - Sozialdemokraten gewinnen - Liviu Dragnea
Socialdemokratët fituan - Liviu DragneaFotografi: Reuters/Inquam Photos/O. Ganea

Jo, e çuditshme fitorja e socialdemokratëve rumunë të PSD në zgjedhjet parlamentare të së dielës nuk është. Në të gjitha sondazhet ata prinin të paarritshëm prej të tjerëve me 40%. Por që pas rezultatit paraprak përfundimtar, ata do të mund të qeverisin të vetëm, këtë nuk e patën shpresuar as strategët më të guximshëm të partisë. Ndërsa kundërshtarëve të tyre liberalë-konservatorë të PNL-së as u kishte shkuar në mendje. Këta ëndërronin edhe në mbrëmjen e zgjedhjeve për një kthesë, krejt larg realitetit, megjithëse ata nuk kishin as gjysmën e votave të socialdemokratëve.

Ushqimi i frikës

Krejt i ndryshëm ishte qëndrimi i PSD-së, e cila u dëbua një vit më parë nga qeveria. Afera të pafundme korrupsioni dhe një katastrofë bandash në një klub nate të Bukureshtit me 64 të vdekur shkaktuan protesta masive në rrugë, para së gjithash të brezit të ri, që dëshironte një lloj tjetër politike. Atëherë, presidenti liberal-konservator Klaus Iohannis e dëgjoi zërin e rrugës dhe emëroi një qeveri ekspertësh nën drejtimin e kryeministrit pa parti e ish-Komisarit të BE për Çështjet Agrare, Dacian Ciolos. Ai do të shërbente edhe në fushatën elektorale si lokomotivë e aleancës mes-i djathtë, por PSD-ja dhe shefi i saj, Liviu Dragnea i gjetën shpejt mjetet, për t'ua hequr magjinë forcave të orientuara nga reforma.

Rumänien Parlamentswahl - Dacian Ciolos
Dacian CiolosFotografi: Getty Images/AFP/T. Charlier

Me lajme të qëllimshme të gënjeshtërta dhe me parulla primitive nacionaliste ata ushqyen frikërat jo vetëm të zgjedhësve tradicionalë të tyre se Rumaninë do t'ua shesin fuqive të huaja. Paralajmërimi për "politikanët e llojit të huaj" në politikën rumune, të cilët drejtohen me telekomandë nga Brukseli dhe Uashingtoni, gjeti tokë pjellore. E llojit të huaj ishte gjithçka, e cila nuk ishte e lashtë rumune - që nga Presidenti i minoritetit gjerman në Rumani, Klaus Iohannis deri te kryeministri i "Brukselit" Ciolos. Një koktej i përsosur, i lidhur me traditën dhe konservator, i cili ngjashëm si te AfD në Gjermani, te Brexit dhe te fitorja e Trumpit në SHBA, funksionon në të gjithë botën. Edhe në Rumani, e cila deri tani nuk dukej e molepsur kaq dukshëm sa shtetet e tjera ish-komuniste prej virusit të nacionalizmit dhe populizmit.

Tani është detyra e Presidentit të shtetit për të ngarkuar një kryeministër nga radhët e fituesit të zgjedhjeve për të formuar qeverinë. Kryetari i PSD-së, Dragnea ka për këtë shanse të këqia. Që në fushatën elektorale Iohannis tha se nuk do të emërojë asnjë politikan me probleme me drejtësinë. Për shkak të manipulimit të zgjedhjeve, Dragnean e kanë dënuar me dy vjet heqje lirie me kusht. Kundër tij është në vazhdim një proces tjetër për shpërdorim detyre.

Klaus Johannis, Präsident Rumänien
Presidenti rumun, Klaus JohannisFotografi: picture alliance/Sven Simon/F. Hoemann

Vështirësitë e presidentit Iohannis

Ende është e paqartë, nëse Dragnea do ta fusë veten në lojë dhe do të kërkojë luftë të hapur kundër Iohannis. Është e mundur që ai të bëjë një hap të parë në drejtim të një kohabitacioni me presidentin dhe të propozojë një kandidat kompromisi për postin e kryetarit të qeverisë. Por nuk mund të përjashtohet edhe varianti i bllokadës reciproke, e cila, duke pasur parasysh shumicën e rehatshme të PSD-së dhe të partisë liberale aleate me të ALDE, mund të çojë në një procedurë për largim nga posti të Presidentit të shtetit.

Iohannis duhet të ketë kujdes që të mos vihet krejtësisht me shpatulla për muri nga shpifësit e tij fitimtarë. Pas toneve të mprehta të PSD-së kundër luftimit të korrupsionit, Presidenti nuk duhet të durojë asnjë hap sado të vogël për dobësimin e shtetit juridik. Por ai do ta ketë gjithnjë e më të vështirë. Mbështetja e tij në sondazhe është shumë e vogël, forcat e orientuara nga reforma nuk do të kenë më shumë se një rol episodik në sfond në shumicën në parlament. Rruga këtë herë nuk do ta mbështesë më. Këtë e tregoi pjesëmarrja e ulët në votime prej më shumë se 40%. Pothuaj saktësisht në ditën kur u mbushën 27 vjet nga rrëzimi i diktaturës komuniste, janë para së gjithash zgjedhësit e rinj që nuk kanë më besim tek politika. Shumë prej tyre e kërkojnë të ardhmen jashtë vendit. Në Rumani që sot letrat do të përzihen sërish - dhe fituesja është Partia Socialdemokrate e shndërruar në ultra-konservatore.