Rumani: Lirohet nga detyra kryehetuesja e antikorrupsionit
9 Korrik 2018Duke vepruar kështu, ai zbaton një vendim të diskutueshëm të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij kreu i shtetit nuk duhet të kundërshtojë propozimin e qeverisë për këtë çështje personale. "Në një shtet kushtetues, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen," tha një zëdhënëse e presidentit duke arsyetuar vendimin.
"Jo vendim diskrecional"
Vendimi u parapri nga një mosmarrëveshje ligjore disamujore: politikani i qendrës së djathtë Johannis e kishte bllokuar transferimin e Këvesit nga ky post, të nxitur nga qeveria socialdemokratike. Ministri i Drejtësisë Tudorel Toader kishte kërkuar lirimin e saj nga detyra në shkurt dhe iu drejtua së fundi edhe Gjykatës Kushtetuese, e cila është e mbushur në shumicë me gjyqtarë proqeveritarë.
Ministri i Drejtësisë e akuzoi Këvesin ndër të tjera, se ka dëmtuar reputacionin e Rumanisë dhe ka shkelur kushtetutën duke kritikuar reformën e gjyqësorit. Gjykata Kushtetuese vendosi në maj që presidenti në këtë fushë nuk ka të drejtë "të marrë asnjë vendim diskrecional". Prandaj ai duhet ta nënshkruajë dekretin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ligje më të buta kundër korrupsionit
Puna e Njësisë Kundër Korrupsionit pranë Prokurorisë dhe e drejtoreshës Këvesi janë vlerësuar shumë nga BE. Mbështetësit e saj dyshojnë se shkarkimi i saj ka të bëjë me hetimet e saj për korrupsion kundër anëtarëve të klasës sunduese shoqërore.
Forca shtytëse pas kësaj është kreu i partisë në pushtet PSD, Liviu Dragnea, i cili nuk lejohet të bëhet kryeministër sepse ai ka një dosje penale. Ai kontrollon qeverinë. Ndër të tjera vendimet e marra nga parlamenti dhe të nxitura nga kreu i qeverisë socialdemokrate, Viorica Dancila, parashikojnë që autoriteti anti-korrupsion të mos jetë më në gjendje të hetojë në të ardhmen zyrtarët e administratës . Kontrolli i Ministrisë së Drejtësisë mbi prokurorët do të zgjerohet. Opozita dhe Bashkimi Evropian i kritikuan këto masa.