Rubrika Pas Kuintave: Të verbrit përgatiten për votimet në Shqipëri; ish- refugjatët nga Kosova njohin legjislacionin gjerman për të huajt
12 Qershor 20091. Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe subjektet politike konkuruese janë angazhuar në një fushatë sensibilizimi për t'u bërë thirrje qytetarëve të votojnë dhe për procedurat e këtij procesi. Por për rreth 10 mijë qytetarë me të drejtë vote do të ketë procedura më të vecanta në datën 28 qershor. është fjala për ata me statusin e personave të verbër ose me shikim të kufizuar. Aktivistë të shoqatës kanë nisur një proces trajnimi në Tiranë dhe në rrethe për përdorimin e shablloneve të vecanta votuese, si dhe po njihen nëpërmjet leximit të koduar, ose me gërma të mëdha të metodikave që ka shpërndarë zyra e OSBE-së në Shqipëri. Arben Muka
2. Ish azilkërkuesit dhe ish-refugjatët nga Kosova jetojnë në Gjermani që nga fillimi i viteve 90-të. Shumica i dinë përmendsh paragrafet e ligjit për të huajt. Avokatët organizojnë vetë herë pas here orë këshilluese për t’i njohur klientët e tyre me ndryshimet më të fundit në dekretet dhe urdhëresat e ligjeve për të huajt. Lajmet janë herë të mira, e herë të këqija. Anila Shuka ishte e pranishme në një orë të tillë këshilluese.