1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritje rekord e infektimeve në Francë

27 Dhjetor 2021

Franca klasifikohet nga Gjermania si një zonë me rrezikshmëri të lartë. Numri i infektimeve të reja me Corona të regjistruara atje brenda një dite ka kaluar shifrën prej 100,000 për herë të parë.

https://p.dw.com/p/44q0n
Frankreich Coronavirus Medizinisches Personal
Fotografi: Daniel Cole/AP/dpa/picture alliance

Saktësisht 104.611 raste të reja të infektimeve me virusin Corona janë regjistruar në Francë brenda vetëm 24 orësh në fundjavë – që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, njoftuan autoritetet franceze. Një rekord i ri infektimeve u regjistrua për të tretën ditë radhazi.

Südafrika Johannesburg | Labor National Institute for Communicable Diseases
Fotografi: Christoph Soeder/dpa/picture alliance

Me 4 dhjetor në Francë janë raportuar më shumë se 50.000 infeksione të reja për herë të parë. Brenda tre javësh ky numër është dyfishuar.

Përhapja e Omikronit

Incidenca shtatë ditore mbarëkombëtare tani është rreth 700.Sa për krahasim: Në Gjermani, numri i infeksioneve të reja për 100.000 banorë brenda një jave të dielën në mëngjes ishte rreth 220 - megjithëse shkalla e vaksinimit në Gjermani është më e ulët sesa në Francë.

Franca tashmë po përjeton valën e pestë të Coronës, varianti më ngjitës Omikron po përhapet në Francë, sikur edhe në shumë vende të tjera evropiane gjithnjë e më shumë. Presidenti Emmanuel Macron caktoi një video-konferencë të këshillit kombëtar të krizës Corona për të hënën. Më pas kabineti i tij mban një mbledhje të jashtëzakonshme.

Certifikatat e vaksinimit

Frankreich Präsident Emmanuel Macron
Fotografi: Julien Mattia/Le Pictorium/MAXPPP/dpa/picture alliance

Për shkak të rritjes së fundit drastike të numrit të të infektuarve me virusin Corona, qeveria në Paris do të shtrëngojë shpejt rregullat e aksesit për restorantet dhe manifestimet kulturore, për shembull. Aktualisht atje është ende në fuqi "3G”, që do të thotë se në restorante e manifestime kulturore mund të shkojnë të gjithë ata që janë të vaksinuar, shëruar në gjashtë muajt e fundit apo testuar. Ndërsa provat për këto dëshmi shënohen në libreza shëndetësie.

Në të ardhmen, vetëm një test negativ i Coronës nuk do të mjaftojë më për të marrë pjesë në jetën publike në Francë. Ashtu si në Gjermani, vetëm personat që janë vaksinuar plotësisht ose personat e shëruar - pra grupi i ashtuquajtur "2G" - do të kenë akses në shumë vende.

 

 

bc/wa/fw (afp, dpa, rtr)