Rritet numri i të sëmurëve nga Sida në Gjermani
29 Nëntor 2005Fondacioni "Ndihma gjermane kundër sidës" dhe "Qendra Federale për Emancipimin Shëndetësor" tërheqin vëmendjen për rreziqet që përmban sëmundja vdekjeprurëse e humbjes së imunitetit.
Mundëitë e kurimit janë shtuar
Në gjysmën e parë të vitit 2005 janë infektuar 20 për qind më shumë njerëz se në gjysmën e parë të 2004/ës. Njëri nga shkaqet, dhe se sëmundja vdekjeprurëse nuk tematizohet sa duhet nëpër media dhe diskutime publike, sqaron Sven Kristian Finke, nga kryesia e "Ndihmës Gjermane kundër sidës". Shkaku tjetër është edhe fakti që industria farmaceutike ka zhvilluar ndërkohë medikamente për luftimin e virusit që dobëson imunitetin, hi. "Nëpërmjet fushatave publicitare për promovimin e medikamenteve të tillë, krijohet përshtypja se infektimi nuk përbën rrezik të madh për jetën," – sqaron Finke. Jeta me sidë mund të shtyhet për shumë vjet, por ajo jetë është tërë probleme, me varësi të pandërprerë nga barnat mjekësore dhe me sëmundje të shpeshta, vë në dukje Elisabet Pët nga Zyra Federale për Sqarimin Shëndetësor.
Migrantët të painformuar
Ekspertët janë të mendimit, se në parim gjermanët janë të mirëinformuar për rreziqet e sidës dhe metodat për parandalimin e saj. Por puna nuk mbaron me kaq, sepse sqarimi duhet të bëhet nga e para për çdo brez të rinjsh. Problem megjithatë përbëjnë kryesisht migrantët. Përveç atyre që vijnë nga vendet afrikane në jug të Saharës, pjesa tjetër, kryesisht të ardhurit nga lindja, nuk kanë akses në qendrat këshillore. Ulrih Hajde, që merret personalisht me konsultimin e personave për parandalimin dhe trajtimin e sidës e konfirmon këtë duke u bazuar në një studim aktual të Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë. Shumë prej migrantëve të rinj druhen të shkojnë në këto qendra. Për këtë arësye "Shoqata për Nidhmën kundër Sidës" në të ardhmen ka ndër mend ta zgjerojë ofertën e saj këshilluese me personel me njohuri gjuhësore dhe kulturore për migrantët.