1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Rregulli i Maltës" për shpërndarjen e refugjatëve

25 Nëntor 2019

Për herë të parë Italia, Franca, Gjermania dhe Malta kanë aktivizuar një marrëveshje për shpërndarjen e refugjatëve të shpëtuar në Mesdhe. Fjala është për 213 migrantë.

https://p.dw.com/p/3TciE
Italien Sieben Leichen nach Schiffbruch vor Lampedusa gefunden
Fotografi: Reuters/M. Buccarello

Tani është paraqitur kërkesa për aktivizimin e marrëveshjes së arritur në shtator në Maltë dhe të paraqitur më parë në Komisionin e Bashkimit Evropian, kumtoi Ministria e Jashtme e Italisë. "Kjo është hera e parë që ndodh një gjë gjë e tillë", thuhet në Romë. Ministria e Brendshme e Italisë foli për një hap të rëndësishëm dhe vërtet solidar, për shpërndarjen e refugjatëve të ardhur përmes Mesdheut.

Kjo marrëveshje mundëson që 213 refugjatët e ardhur të shpërndahen në këto katër vende - Itali, Francë, Gjermani dhe Maltë. Njerëzit e shpëtuar ditët e fundit kanë ardhur me anijen "Ocean Viking", ku edhe ende gjenden, për shkak se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje të mëparshme se ku duhet të shkojnë ata. Marrëveshja mundëson që refugjatët e zbarkuar në Mesina të Italisë, sipas marrëveshjes, të vazhdojnë rrugën në vendet e parashikuara.

Italien Sieben Leichen nach Schiffbruch vor Lampedusa gefunden
Fotografi: Reuters/M. Buccarello

Nxjerrja nga Lampeduza

Rojet bregdetare italiane kanë dërguar ndërkohë në Lampeduza të Italisë edhe 143 migrantë të tjerë. Këto të dhëna janë konfirmuar në Romë, në qendrën e misioneve të tilla. Sipas këtij burimi, një qytetar ka parë një anije në det dhe ka alarmuar autoritetet e vendit. Autoritetet italiane kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar këta persona në një anije të gjatë afërsisht 10 metra. Por autoritetet ndërkohë kanë vazhduar kërkimin e personave të tjerë, të cilët konsiderohen si të zhdukur. Kërkimin janë duke e mbështetur edhe forcat e përbashkëta evropiane për ruajtjen e kufiriti, Frontex. Në aksion janë angazhuar edhe helikopterrë dhe mjete të tjera kërkimi.

 

 

bc/wa/haz (afp, dpa, kna)