Rihapet afera e donacioneve të CDU-së & Arratisje nga burgjet belge
7 Gusht 2009Mashtrime dhe mitmarrje: Me ekstradimin nga Kanadaja të Karlheinz Schreiber-it rihapet afera e donacioneve të CDU-së në Gjermani. Një gërshetim i pazgjidhshëm i biznesit me armë, transferimit ilegal të parave, urdhërarresteve pa sukses dhe hetimeve të penguara. Edhe pas dhjetë vjetësh sfondi i kësaj afere është i paqartë. Daphne Grathwohl
Brenda dy javëve të fundit në Belgjikë janë arratisur tre të burgosur. Rasti i fundit ndodhi këtë të martë (4.8), kur dy persona të maskuar liruan nga salla e gjyqit në Pallatin e Drejtësisë në qendër të Brukselit tre të burgosur. Këto raste kanë ngjallur në Belgjikë një debat të madh për sigurinë në burgjet e vendit. Për më tepër arrtisja nga burgu në Belgjikë nuk konsiderohet si vepër penale. Katrin Brand