Alt: BE duhet t'i ngrijë menjëherë bisedimet me Serbinë
2 Qershor 2022Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit në lidhje me Kosovën për DW-në: "Vuçiçi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithësesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiçi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t'u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”.
Serbia dhe Rusia forcojnë partneritetin
Në një bisedë telefonike me presidetin rus, Vladimir Putin, presidenti serb, ra dakord që Serbia të vazhdojë të marrë edhe për tre vjet furnizime me gaz nga Rusia. Po ashtu Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç ranë dakord gjatë telefonatës që të forcojnë partneritetin. Sipas të dhënave ruse, Putini dhe Vuçiçi diskutuan edhe për gjendjen në Ukrainë dhe për Kosovën.