1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjatët nga Ukraina dhe turistët rusë në Turqi

26 Prill 2022

Refugjatët nga Ukraina ndeshen me turistë rusë në qendrat turistike turke. Kjo lidhet me qëndrimin "urtë e butë e plot tigani" të Turqisë për luftën në Ukrainë.

https://p.dw.com/p/4AQav
Türkei - Kremlin Palace Hotel in Antalya
Fotografi: Alexander Demianchuk/TASS/picture alliance / dpa

Diell, plazh dhe det. Metropoli turk i pushimeve në Antalia ofron gjithçka që dëshiron zemra e një pushuesi në pranverë. Por Tanja Mozkal nuk e ka mendjen tek pushimet. Ndërsa që dy fëmijët e saj luajnë të shpenguar, ukrainasja mendon për luftën në atdheun e saj. Kur shpërtheu lufta ajo bashkë me fëmijët ikën nga Kievi përmes Rumanisë për në Turqi.

Por Antalia është edhe destinacion i preferuar i pushuesve nga Rusia që ka pushtuar Ukrainën. 31-vjeçarja e di se shumica e rusëve e mbështesin politikën e Putinit dhe thotë se e shqetëson fakti që nuk e di se ç'njerëz ka përreth dhe ç'mendojnë ata. Shumica e turistëve rusë në plazh nuk duan të shprehen për luftën.

Weltweit | Russische Touristen im Urlaub in der Türkei
Anton Gavrilov, turist rusFotografi: OZAN KOSE/AFP/Getty Images

"Ne e duam vendin tonë. Ne i duam njerëzit tanë dhe jetën tonë në Rusi. Por ne e kuptojmë edhe se çfarë po ndodh tani në Ukrainë.” - thotë Anton Gavrilov, thotë një turist rus. "Ju nuk mund të na fajësoni ne rusëve për këtë. Shumë vetë e besojnë atë që pretendon televizioni rus, pra që ushtria ukrainase godet objektivat e saj.” - shton një turiste.

Urtë e butë e plot tigani

Para luftës në rivierën turke vinin çdo vit për pushime dy milionë ukrainas. Tani ata nuk po vijnë dhe operatorët turistikë turq shpresojnë se do të vijnë më shumë pushues rusë. Shumë nga ata janë të lumtur që Turqia nuk merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë.

Türkei Tourismus in Antalya
Antalia është destinacion i preferuar i pushuesve nga RusiaFotografi: Ozan Kose/AFP

"Për ne, tregu rus ka potencial për të ofruar 50 për qind të të gjithë turistëve në të ardhmen. Rusia na ka siguruar se së shpejti do organizojë çdo ditë deri në 30 avionë çarter për në Turqi” - thotë Nihat Sami Ezgin.

Turqia është një nga vendet e fundit në Evropë që vazhdon të jetë plotësisht e hapur ndaj rusëve. Prandaj edhe oligarkët rusë parkojnë këtu mega-jahtet e tyre dhe janë të sigurt nga sanksionet.

Türkei | Verhandlungen zwischen Russland und der Ukraine in Istanbul
Fotografi: Turkish Presidency via AP/picture alliance

Presidenti turk Erdogan i quan si Ukrainën edhe Rusinë "miq” dhe ka ofruar të ndërmjetësojë mes palëve ndërluftuese, po deri tani pa sukses. Dhe ndërsa lajmet për krimet brutale të rusëve në Ukrainë, i trondisin refugjatët ukrainasit në Antalja, turistët rusë vazhdojnë të bëjnë banja dielli në plazh.