1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagon Turqia - Biden njeh gjenocidin ndaj armenëve

25 Prill 2021

Presidenti i SHBA-së u pozicionua qartazi lidhur me masakrën ndaj armenëve përpara 100 vjetësh. Me këtë hap ai mori parasysh me vetëdije tensionet me presidentin e Turqisë Erdogan.

https://p.dw.com/p/3sXEn
Weltspiegel 15.04.2021 | USA Washington | Präsident Joe Biden zu Truppenabzug Afghanistan
Fotografi: Andrew Harnik/REUTERS

Pavarësisht paralajmërimeve të Turqisë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e njohu si gjenocid masakrën ndaj armenëve në Perandorinë e Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. "Populli amerikan nderon të gjithë ata armenë, që humbën jetën në gjenocidin përpara 106 vjetësh", thuhet në një komunikim të Bidenit të bërë publik nga Shtëpia e Bardhë në ditën përkujtimore (24.04) ndaj kësaj masakre. Në fushatën elektorale Biden pati premtuar njohjen e masakrës ndaj amernëve si gjenocid.

Türkei Präsident Recep Tayyip Erdogan
Fotografi: Adem Altan/AFP/Getty Images

Paralajmërimi i Ankarasë

Turqia reagoi menjëherë: „Turqia nuk duhet të lejojë askënd që të na mësojë historinë tonë", deklaroi ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu. Në një deklaratë të ministrisë së tij thuhet, se hapi i Bidenit hap „plagë të thella", që minojnë miqësinë turko-amerikane. Eshtë fjala për një „deformim vulgar të historisë". Presidenti Reccep Tayyip Erdogan deklaroi, se kjo temë nuk duhet të „politizohet nga të tretë " dhe "të keqpërdoret si instrument për ndërhyrje në vendin tonë. Ky debat duhet t'u lihet historianëve.

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinjan falenderoi presidentin Biden për „hapin e tij të rëndësishëm për vendosjen e drejtësisë" dhe për „mbështetjen e tij për pasardhësit e viktimave të gjenocidit ndaj armenëve".

Qysh në vitin 2019 Kongresi në SHBA e njohu si gjenocid masakrën në Perandorinë Osmane ndaj armenëve. Qeveria asokohe nën presidentin Donald Trump pas kësaj theskoi, se rezoluta jo e detyrueshme nuk ndryshon asgjë në qendrimin e qeverisë së SHBA-së. Paraardhësi i Bidenit u shpreh për „një ndër mizoritë më të shëmtuara masaive të shekullit të 20-të", por ai si edhe presidentët e tjerë para tij e shmangu fjalën gjenocid.

Deri në 1.5 milionë viktima

24 prilli shënon fillimin e masakrës ndaj armenëve në Perandorinë Osmane. Sipas vlerësimeve asokohe janë vrarë nga ushtarët e Perandorisë Osmane rreth 1.2 deri në 1.5 armenë. Turqia e refuzon përdorimin e termit gjenocid dhe bën fjalë për luftë civile, gjatë së cilës kanë humbur jetën nga të dyja palët qindra mijëra vetë.

Bundestagu në Gjermani në vitin 2016 e klasifikoi si gjenocid masakrën ndaj armenëve. Kjo shkaktoi një krizë të rëndë diplomatike me Turqinë.Presidenti i Francës Emmanuel Macron më 2019 shpalli zyrtarisht 24 prillin si ditë përkujtimore ndaj armenëve të vrarë nga forcat osmane në kohën e Luftës së Parë Botërore.