Reagimet ndaj atentateve në Paris: Vizatime të solidaritetit
#JeSuisParis quhet një nga hashtag-ët, përmes të cilit njerëzit shprehin solidaritetin, por edhe shpirtin e tyre të qëndresës. Vizatimet përhapen me shpejtësi marramendëse nëpër mediat sociale.
Një logo: #PeaceForParis
Kulla Eifel si simbol i paqes: Deri tani duket se vizatimi i Jean Julien ka pasur shpërndarjen më të madhe në rrjetet sociale. Por logoja nuk shfaqet vetëm në internet, atë e takojmë kudo nëpër botë: Njerëzit e pikturojnë mbi fanella, mbi trup apo mbi muret e jashtme të shtëpisë.
Velrësim për „Savoir vivre“- Të dish të jetosh si francezët!
Johann Sfar, një grafist i njohur që jeton në Paris, ka reaguar shumë shpejt ndaj sulmeve. Përmes llogarisë së tij në Instagram ((https.://instagram.com/joannsfar/) ai shpërndau këtë mesazh: „miq nga e gjthë bota, faleminderit për #prayforParis, por ne nuk kemi nevojë për më tepër frymë fetare! Ne i besojmë muzikës! Puthjeve! Jetës! Shampanjës dhe gëzimit! #Parisisaboutlife.
Paris, mos lejo të të gjunjëzojnë!
… shkruan karikaturisti #Baudry nga Parisi. Ai e shndërron kryeqytetin francez në një pellg të vetëm gjaku, të cilin lumi Seine e ndan në dy pjesë. Por krijimi i tij shpreh edhe vullnetin për të kundërvepruar. „Paris Rage“ – Parisi është i zemëruar – e ka quajtur ai.
Flamuri kombëtar i gjakosur
Edhe ky vizatim i karikaturistit Carlos Latuff po shpërndahet që nga dita e djeshme nën hashtag-un #JeSuisParis. Flamuri tringjyrësh i Francës shndërrohet në një qefin, nga i cili rrjedh gjaku i viktimave.
Kulla Eifel e mbërthyer pas qafe
Kulla Eifel, emblema e Parisit, shfaqet edhe në vizatimet e @MarianKamensky. Ajo merr shkas nga përralla: „Aladini dhe llampa magjike“. Këtë herë është Shteti Islamik që e nxjerr xhindin nga llampa - për t‘ua vënë thikën nën gurmaz francezëve.
Gjeste hidhërimi
Një mesazh i grafistit #Chaunu: I gjithë vendi është bashkuar në hidhërim, në sfond drita e zymtë e hënës. Kapelja e kuqe, që mban gruaja në kokë, është kapelja karakteristike e Jakobinëve. Ajo ka qenë simbol i kryengritjes gjatë Revolucionit Francez.
Ky nuk mund të jetë fundi i lirisë
@Elinoux ka vizatuar Marianne, figurën kombëtare të Republikës së Francës. Ajo u bë e famshme si udhëheqëse e luftës në pikturën e Eugène Delacroix: „Liria udhëheq popullin“. Elina e paraqet Marianne-n duke derdhur lotë, por njëkohësisht sjell në kujtesë edhe të kaluarën luftarake të kombit.
Vizatimi si qasje ndaj hidhërimit
@BryanSaintpaul e ka postuar këtë vizatim në rrjete sociale të ndryshme dhe nën hashtag-ë të ndryshëm. Ky grafik mbase do të tregojë se sa të turbullta janë ngjarjet. Kulla Eifel, në qendër, tronditet nga një „Boom“.
Solidaritet nga bota
Nën hashtag-un #Marseilleendeuil (# Marseja vajton), edhe qyteti i Marsejës shpreh hidhërimin e tij. Atje gjithashtu jetojnë shumë njerëz me prejardhje nga vendet arabe. @Pierromensa ka vizatuar „La Bonne Mère Pense à Paris“: Nëna e Madhe mendon për Parisin.