1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

Reagime të ashpra: Shok dhe indinjatë pas sulmit në Kiev

9 Korrik 2024

Sulmet më të rënda ruse prej disa muajsh në Ukrainë janë dënuar në shkallë ndërkombëtare. Presidenti i SHBA, Biden premtoi forcimin e mbrojtjes ajrore ukrainase. Këshilli i Sigurimit mblidhet në një seancë urgjente.

https://p.dw.com/p/4i2wV
Pas sulmeve ruse kundër Ukrainës mblidhet Këshilli i Sigurimit të martën
Pas sulmeve ruse kundër Ukrainës mblidhet Këshilli i Sigurimit të martënFotografi: Michael M. Santiago/Getty Images

Sulmet me raketa ruse në zona shumë të populluara në Ukrainë si edhe ndaj një spitali fëmijësh në Kiev kanë shkaktuar tronditje të madhe ndërkombëtare. Presidenti amerikan, JoeBiden bëri fjalë se ky sulm "sjell në mendje në mënyrë të tmerrshme brutalitetin rus."

Qeveria amerikane në Uashington dhe NATO pritet që këtë javë të marrin masa për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Të martën (09.07)në Uashington krerët e shteteve të NATO-s mblidhen në një samit me rastin e 75-vjetorit të krijimit të NATO-s.

OKB: Spitali trajtonte fëmijët me kancer

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres e cilësoi sulmin me raketa si "tmerrësisht brutal", tha zëdhënësi i tij téphane Dujarric. Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk tha, se në spital trajtoheshin fëmijët me kancer. "Mes viktimave kanë qenë fëmijët më të sëmurë të Ukrainës." Një ekip i OKB-së pa pak pas sulmit, se si terapitë kundër kancerit u vazhduan në rrugë dhe parqe. Sulmi është "i neveritshëm", tha Türk. Ai kërkoi hetim "pa vonesë, të thelluar dhe të pavarur" të sulmit.

Sulmi në spitalin Okhmatdyt në Kiev
Sulmi në spitalin Okhmatdyt në KievFotografi: Anna Pshemyska/DW

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon në një seancë emergjente të dënojë sulmin. Franca dhe Ekuadori kërkuan takimin urgjent. Por për shkak se Rusia në Këshillin e Sigurimit ka të drejtë vetoje nuk pritet një dënim njëzëri i veprimit të forcave ushtarake ruse.

"Putin tregon edhe njëherë mizorinë e tij"

Politikanja liberale gjermane e FDP-së, Marie-Agnes Strack-Zimmermann u shpreh, se me sulmin brutal ndaj një spitali fëmijësh, Putin na tregon edhe njëherë mizorinë e tij". "Kush beson se Putin do të negociojë është tmerrësisht larg realiteti dhe naiv pa kufij", theksoi Strack-Zimmermann. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach të hënën pas sulmit u shpreh, se Gjermania në çdo kohë mund të marrë për trajtim fëmijë në nevojë. "Fluturimi tjetër spitalor do të jetë të mërkurën", shkroi Lauterbach në platformën X.

Njerëzit çojnë ujë në spitalin Okhmatdyt në Kiev
Njerëzit çojnë ujë në spitalin Okhmatdyt në KievFotografi: Anna Pshemyska/DW

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se ka qenë anti-raketë ukrainase ajo që goditi spitalin, jo Rusia. “Këmbëngul, ne  nuk kryejmë sulme ndaj objektivave civile”. Përkundër versionit të Kremlinit, autoritetet ukrainase thanë se Rusia hodhi në erë spitalin e fëmijëve në Kiev me raketë të hënën, ndërkohë që shumë raketa goditën qytete të tjera anembanë Ukrainës,

Sulmet me raketa në Kiev dhe Njnipro të hënën konsiderohen si sulmet më të rënda prej muajsh. Sipas të dhënave nga presidenti ukrainas, Zelenski në të gjithë vendin humbën jetën të paktën 41 vetë.170 vetë janë plagosur, 13 mes tyre janë fëmijë.

Spitali i shkatërruar, Okhmatdyt
Spitali i shkatërruar, OkhmatdytFotografi: Ori Aviram/Middle East Images/AFP/Getty Images

la/tgsch/rtr