1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ratko Mladić: Procesi i apelimit për kasapin e Ballkanit

26 Gusht 2020

Ratko Mladić del sërish para gjykatës. Bëhet fjalë për procedurën e apelimit për ish-kreun e ushtrisë së serbëve boshnjakë të dënuar për gjenocid. Mladić i hedh poshtë akuzat.

https://p.dw.com/p/3hVjX
Ehemaliger bosnisch-serbischer General Ratko Mladic
Ratko Mladić para gjyqit në HagëFotografi: Reuters/M.Meissner

Ratko Mladić, të cilin mediat ndërkombëtare e cilësojnë si „kasapin e Ballkanit", konsiderohet si një nga përgjegjësit kryesorë për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës së Bosnjes (1992-1995), gjatë së cilës u vranë 100.000 dhe afër 2,2 milionë u detyruan të marrin arratinë. Si ish-komandant i ushtrisë së serbëve boshnjakë ai u dënua në vitin 2017 me burgim të përjetshëm, ndër të tjera edhe për shkak të përgjegjësisë së tij për masakrën e Srebenicës, ku në vitin 1995 u vranë më shumë se 8.000 myslimanë boshnjakë.

77-vjeçari i hedh poshtë të gjitha akuzat kundër tij. Edhe prokuroria e ka apeluar vendimin, sepse ajo kërkon të arrijë edhe një dënim tjetër për gjenocid. Nga e marta (25.08) filloi procesi i apelimit para gjykatës pasuese të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Për Radovan Karadžić, kokën politike të serbëve boshnjakë gjatë luftës së Bosnjes, hyri vitin e kaluar përfundimisht në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm.

Niederlande Urteil Ratko Mladic
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/P. Dejong

"Hakmarrje" për sundimin turk

Babai i Mladićit të lindur në vitin 1943 në Bosnjen lindore, partizan, u vra nga milicët kroatë të ustashëve, një milici e lidhur me Gjermaninë hitleriane, kur djali ishte vetëm dy vjeç. Si i ri Mladići filloi karrierën si komunist i bindur në Jugosllavinë socialiste. Ai ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake në kryeqytetin Beograd, të cilën e përfundoi me rezultatet më të mira. Në kulmin e karrierës së tij, Ratko Mladić ishte gjeneralmajor dhe një nacionalist i flaktë. Ai e shihte veten si hakmarrësin për vuajtjen e serbëve gjatë sundimit disa qindra vjeçar turk në Ballkan.

Hija e luftëtarit të dikurshëm

Pas përfundimit të luftës së Bosnjes në vitet 1995/96 Mladić kaloi në ilegalitet në Serbi. Vetëm me presionin masiv të Brukselit, drejt të cilit donte të shkonte kandidatja e BE, Serbia, autoritetet filluan të kërkonin seriozisht Mladićin në vitet 2000. Por arrestimi i Mladićit u arrit të kryhej vetëm në vitin 2011 në një fshat në Serbinë veriore, një njeri i dobët, i sëmurë, prej luftëtarit të dikurshëm kishte mbetur vetëm hija e tij.

Serbien | ehemaliger General Ratko Mladic
Mladic në gusht 1995Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Vejnovic

Procesi në Hagë zgjati në instancën e parë 523 ditë, rreth 600 dëshmitarë u pyetën. Mladić theksonte rregullisht pafajësinë e tij për të gjitha pikat e aktakuzës, që ai i cilësoi si „të neveritshme". Tribunalin e Hagës vetë ish-kreu i ushtrisë e cilësoi "satanik”.

Gjendja shëndetësore e përkeqësuar

Procedura e tanishme e apelimit u shty në fillim për shkak të pandemisë së Coronës - Mladić "për shkak të moshës dhe historisë së sëmundjes” konsiderohet si i rrezikuar. Në mars ai u operua nga zorra e trashë. Në korrik, Mladić pretendoi, se mjekët e zbukuronin gjendjen e tij shëndetësore, me qëllim që procesi të vazhdonte. "Nuk ka dyshim, aftësitë e tij konjitive po dobësohen”, komentoi avokati i Mladićit.

Një vendim përfundimtar, që hyn në fuqi pritet vetëm vitin e ardhshëm. Vëzhguesit nuk presin ndonjë vendim spektakolar, dhe për lirimin e Mladićit as që bëhet fjalë. Pyetja kryesore tani është: do të jetë Ratko Mladić gjallë deri në fund të procesit kundër tij.