1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Teknika dhe nazistët

AG/Kelmendi1 Tetor 2012

Para 70 vjetësh në Peenemünde u ngrit një qendrat teknologjike më moderne të botës. Por teknika u vu në shërbim të njërit prej regjimeve më mizore të kohës - nacionalsocialisëve.

https://p.dw.com/p/16I17
Test me raketa në Peenemünde, foto e vitit 1943
Test me raketa në Peenemünde, foto e vitit 1943Fotografi: Bundesarchiv, Bild 146-1978-Anh.026-01 / CC-BY-SA

3 tetor 1942: Në Peenemünde afër ishullit lindor gjerman Usedom arrihet për herë të parë në historinë e njerëzimit hedhja e një trupi fluturues në hapësirë. Gjatë fluturimit testues raketa A4 arrin shpejtësi shumë më të madhe se ajo e zërit. Raketa mund të transportojë lëndë shpërthyese dhe vlerësohet sot si pararendëse e raketave ushtarake dhe civile. 70 vjet më parë inxhinierët. fizikantët dhe ushtarakët gjermanë zhvilluan në Peenemünde këtë "armë shfarorëse", e cila nga propapanda nacionalsocialiste njihej si V2. Sot, në ish-ndërtesat ku ushtria nacionalsocialiste bënte provat e veta, ndodhet Muzeu i historisë së teknikës, Peenemünde (HTM).

Përmendore industriale dhe muzeum

Menjëherë në hyrje të muzeumit ndodhet raketa në formë cigareje, me shënimin teknik "Aggregat 4". Vizitorët e muzeumit fotografojnë me aparatetet digjitale fotografike. HTM-ja është përmendorja më e madhe industriale e landit Meklenburg-Pomerani, një prej muzeumeve më të mëdha gjermane dhe vend që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Çdo vit këtu vijnë 200.000 vizitorë.

Punëtor i detyruar në Peenemünde
Punëtor i detyruar në PeenemündeFotografi: Bundesarchiv

Në vitin 1936 patën filluar punimet për ngritjen e impianteve të mbrojtura hermetikisht. Në to kanë qenë të punësuara 15 mijë vetë, pjesa më e madhe punëtorë me punë të detyruar dhe punëtorë të sjellë këtu nga vende të tjera. Brenda madje kishte edhe një tren, i cili lëvizte çdo pesë minuta. Nën drejtimin e fizikantit Wernher von Braun, shkencëtarët zhvilluan një motorr të fuqishëm, i cili mund të transportonte një ton lëndë ekplozivi. Për këtë von Braun mori nga Hitleri titullin profesor. Këtë titull e mbajti gjatë gjithë jetës, edhe në SHBA ku në vitin 1970 von Braun arriti të bëhej deri zëvendësdrejtor i NASA-s duke marrë pjesë me kontributin e tij në programin Apollo, tregon historiani Hans Knopp.

Vend i zhvillimit

Propaganda nacionalsocialiste e quante raketën e zhvilluar në Peenemünde "armë mrekullie". Por kjo armë nuk bëri asnjë mrekulli, vetëm vrau dhe shkatërroi në shumë qytete dhe vende të botës. Rreth 25.000 raketa të tipit V1 dhe V2 janë hedhur në Belgjikë, Angli dhe Francë. Megjithatë ato nuk mundën ta ndryshonin përfundimin e luftës. Gjatë prodhimit humbën jetën më shumë se 20 mijë vetë, pjesa më e madhe punëtorë me punë të detyruar. Prodhimi i armës kushtoi më tepër jetë njerëzish se sa përdorimi i saj.

Sot Peenemünde është muze
Sot Peenemünde është muzeFotografi: picture alliance/Bildagentur Huber

"Peenemünde ka qenë projekti i parë i madh në botë," thotë përgjegjësi i muzemit, Christian Mühldorfer-Vogt. Nacionalsocialistët konstruktuan raketet larg nga qytetet e mëdha dhe i hodhën ato me sukses në gjirin e Pomeran-isë. Peenemünde është sigurisht "një vend i zhvillimit teknik", shpjegon historiani, i përparimit teknik të paparë deri në atë kohë, por edhe vend i ambicieve për pushtet dhe mizantropisë së regjimit nacionalsocialist. Ndërkohë në kujtesën kolektive, Peenemünde nuk ka mbetur si projekt i madh ushtarak, por si stacioni i parë i rrugës së njeriut drejt hënës.