Qytete ku ia vlen të jetosh
Të pastër, të sigurtë, të bukur dhe të fuqishëm ekonomikisht: Një studim veçon disa qytete në botë, ku ia vlen të jetosh. Tre qytete gjermane janë përfshirë në listën top ten, por kryeqyteti nuk bën pjesë në këtë grup.
Mynihu - Gëzimi i jetës nën ngjyrat bardhë e blu
Knaqësi për jetën urbane në mes të peizazhave madhështore - kështu shkëlqen metropoli bavarez. Në klasifikimin e shoqatës së konsulencës Mercer, Mynihu ze vendin e katërt.
I vlerësuar në nivel global dhe lokal
Një birrë e ftohtë nën hijen e pemëve të gështenjës- kështu prenzantohet mënyra bavareze e jetesës në nivelin global. Në lulishten e birrarisë afër kullës kineze takohen vendasit, udhëtarë e turistët nga mbarë bota.
Siguri, aktivitete për kohën e lirë dhe mjedis i pështatshëm
Ky studim ka krahasuar cilësinë e jetës së 230 qyteteve të mëdha. Janë vlerësuar 29 kritere si p.sh. kujdesi shëndetësor, ofertat e transportit, mjedisi, siguria dhe stabiliteti politik. Ofertat për kohën e lirë, si festa e birrës në tetor në Mynih, e cila është e njohur botërisht, i jep qytetit pikë shtesë.
Dyseldorf – Japantown mbi Rin
Dyseldorfi renditet i gjashti në studimin Mercer. Edhe këtu njerëzit dëshirojnë të festojnë, jo vetëm për karnavale, por edhe kur organizohet e ashtuquajtura dita e Japonisë. Rreth 6500 japonezë jetojnë në Dyseldorf: afërsisht 250 kompani japoneze kanë degën e tyre në këtë qytet.
Arkitekturë unike
Në Dyseldorf mund të gjeni jo vetëm rrugica piktoreske, por edhe arkitekturë post- moderne: si p.sh. në Medienhafen- një port i cili shkëlqen me ndërtesat e veçanta, të projektuara nga arkitekti Frank Gehry. Por pa dyshim që në të ka edhe zyra pune më se të zakonshme.
Frankfurt mbi Main - më shumë sesa qendër financiare
Frankfurti nuk është vetëm Bankfurt. Për dekada, ky qytet është përpjekur që t’i shpëtojë imazhit si metropol financiar. Sepse pranë ndërtesave të larta vezulluese, në të cilat punonjës nga e gjithë bota marrin paga të majme, karakteristikë e jetës në Frankfurt është edhe tradita e landit Hesen me specialitetet e kuzhinës si djathi Handkäs dhe vera e mollës Äbbelwoi.
Dy anët e lumit Main
Hibbedach dhe Dribbedach - kështu i quajnë vendasit dy anët e lumit Main. Ndërsa në veri të këtij lumi mund të gjeni rrokaqiej dhe katedralen, në anën jugore është lagja e qytetit Sachsenhausen, me disa muze dhe bare.
Një godinë romake për një cilësi më të lartë jetese
Romake është bashkia e Frankfurtit. Me një administratë të shkëlqyer, me shkallë të ulët kirminaliteti dhe me njërrjet shumë të mirë transporti, ky qytet ka marrë vlerësime pozitive dhe ka zënë vendin e shtatë në këtë studim. "Në përgjithësi, qytetet gjermane ofrojnë një cilësi shumë të lartë" jetese, thotë ekspertja e Mercer, Brigitte Ludwig.
Për pak e humbi shansin për në grupin top ten
Shumica e berlinezëve e konsiderojnë qytetin e tyre ndër më cool-ët në planet, por në këtë studim Berlini nuk mori pikë mjaftueshëm për t’u futur në listën top ten. Kryeqyteti gjerman arriti të zerë vendin e 14-të. Arsyet për këtë ishin: trafiku i ngarkuar, shkalla shumë e lartë e kriminalitetit krahasuar me qytetet e tjera gjermane dhe një aeroport reletavisht i dobët krahasuar me të tjerët.
Në vendet e tjera
Në mesin e top 100 janë gjithashtu katër qytetet gjermane: Hamburgu është pas Berlinit në vendin e gjashtëmdhjetë, ndjekur nga Shtutgarti ( 21), Nuremberg (25) dhe Leipzig (59).
Fituesi vjen nga Austria
Qytetet gjermane kanë qenë shumë të sukseshme në këtë studim: por ato nuk kanë arritur deri në nivelin e vendeve top tre. Para Zyrihut (Zvicër), Auklandit (Zelanda e Re), fitues i studimit është kryeqyteti austariak, Vjena.
Bagdadi renditet i fundit
E kush është ai që përballë këtyre qyteteve të bukura do të donte të jetojë në vendet, ku jeta e përditshme dominohet nga luftrat dhe krizat? Kryeqyteti i Ukrainës Kiev renditet në vendin 176. Në vendin e fundit të kësaj liste është Bagdadi - kryeqyteti i Irakut madje renditet 10 pikë pas Damaskut.