1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumë të vdekur pas një rrëmuje në lojë futbolli në Indonezi

2 Tetor 2022

Të paktën 174 persona kanë vdekur pas një ndeshje futbolli në provincën indoneziane Java Lindore. Numri i të vdekurve nuk është përfundimtar, sepse shumë të tjerë janë lënduar.

https://p.dw.com/p/4HeFM
Indonesien | Unruhen am Kanjuruhan Stadion
Fotografi: Yudha Prabowo/AP/picture alliance

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët e tërbuar, tha inspektori i përgjithshëm i policisë Nico Afinta në një konferencë për shtyp. 34 njerëz vdiqën në fushën e stadiumit Kanjuruhan, të gjithë të tjerët në spitale, nga pasojat e lëndimeve, tha Afinta sipas raporteve nga radio stacioni Elshinta dhe stacioni tvOne. Ndër të vdekurit janë edhe dy anëtarë të policisë kombëtare të Indonezisë. Ai fillimisht nuk dha asnjë informacion për shkakun e tragjedisë.

Trazirat shpërthyen pas ndeshjes së futbollit në Premier League mes Arema FC dhe Persebaya FC. Pas humbjes 2-3 në fushën e vet, mijëra spektatorë të zemëruar u futën në fushë. Kjo ishte humbja e parë e Arema FC në më shumë se dy dekada. Kur policia përdori gaz lotsjellës, shpërtheu paniku masiv. Shumë prej viktimave me sa duket u shkelën deri në vdekje.

Fotot e publikuara në faqen e tvOne tregojnë ndër të tjera një makinë të shkatërruar tërësisht në stadium. Fotot e tjera tregojnë futjen në fushë dhe tymin që shihej në fushën e futbollit dhe në tribuna.

Indonesien | Unruhen am Kanjuruhan Stadion
Fotografi: Yudha Prabowo/AP/picture alliance

Një dalje nga stadiumi ishte bllokuar dhe atje ka pasur skena të tmerrshme ku kanë humbur jetën shumë njerëz, në përpjekjet për të ikur nga stadiumi. Afinta thotë se në klinika po trajtohen rreth 180 persona të tjerë, të cilët kanë pjesërisht edhe lëndime të rënda. Ndaj ekziston frika se numri i viktimave mund të shtohet. Nga trazirat janë dëmtuar edhe 13 automjete, duke përfshirë dhjetë automjete policie.

Presidenti indonezian Joko Widodo ka urdhëruar një rishikim të masave të sigurisë në lojërat e futbollit, pas kësaj katastrofe. Ministri i sportit dhe rinisë së vendit, shefi i policisë kombëtare dhe kreu i Konfederatës së Futbollit të Indonezisë janë urdhëruar të "kryejnë një vlerësim të plotë të ndeshjeve të futbollit dhe procedurave të sigurisë", tha Widodo në një deklaratë televizive.

Ngushëllimet e para

Indonesien | Unruhen am Kanjuruhan Stadion
Fotografi: Yudha Prabowo/AP/picture alliance

Klubet e futbollit Arema dhe Persebaya shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. "Arema FC shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për fatkeqësinë në Kanjuruhan. Edhe menaxhmenti i Arema FC është përgjegjës për trajtimin e viktimave, të vdekur e të plagosur," tha shefi i klubit Abdul Haris. Klubi do të krijojë një qendër krizash dhe një qendër informacioni për viktimat. Ata janë "të gatshëm të paguajnë edhe dëmshpërblim”.

Federata e Futbollit të Indonezisë pezulloi ndeshjet për një javë. Arema u ndalua të luajë ndeshje në stadiumin e vet për pjesën e mbetur të sezonit. Është krijuar edhe një grup hetimor që duhej të fillonte punën të dielën. Federata shpreh keqardhje për veprimet e tifozëve të Aremës në stadium. "Na vjen keq dhe kërkojmë falje nga familjet e viktimave dhe të gjithë të tjertë të përfshirë në incident," tha kryetari i shoqatës Mochamad Iriawan.

Indonesien | Unruhen am Kanjuruhan Stadion
Fotografi: Yudha Prabowo/AP/picture alliance

Dhuna e tifozëve konsiderohet si një problem serioz në Indonezi. Rivalitetet e thella shpesh rezultojnë në mosmarrëveshje vdekjeprurëse. Disa lojëra janë aq të ngarkuara sa që lojtarët e ekipit që kryesor tabelën duhet të udhëtojnë në ndeshjet si mysafir nën mbrojtje të organeve të sigurisë.

bc/kle/wa (dpa, afp, rtr)