1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria e Kosovës: Manastirit të Deçanit t'i kalohen tokat

13 Mars 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria e Kosovës i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës, që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që tokat përreth manastirit të Deçanit t'i barten këtij manastiri.

https://p.dw.com/p/4dTFe
Albin Kurti
Fotografi: Armend Nimani/AFP

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  tha se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit është përcaktuar si një nga kushtet kryesore që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. 

Keshilli i Evropes ne Strasburg
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Jensen

"Megjithëkëtë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara, më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Kurti në një mbledhje të qeverisë.

Kryeministri tha, se tashmë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.

Manastiri i Decanit
Manastiri i DecanitFotografi: Europa Nostra Organization

Autoritetet e komunës së Deçanit disa herë janë deklaruar se refuzojnë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për t'i lejuar Manastirit të Deçanit që t'i regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll. Shkaku është se ata  mendojnë që kjo pronë është e ndërmarrjeve sociale "Apiko” dhe "Iliria” dhe se ajo nuk i ka takuar asnjëherë manastirit.