1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane vendosi për zgjatjen e mandatit të Bundesvehrit në Liban

22 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BWmY

Kabineti qeveritar gjerman vendosi sot zgjatjen me një vit të misionit ushtarak të Bundesvehrit në Liban. Aktualisht në misionin gjerman ndodhen 960 ushtarë gjermanë me tetë anije në brigjet libaneze. Synimi është moslejimi i trafikut të armëve që shkojnë në favor të milicëve hizbollahë.

Marrja e vendimit para një viti për dërgimin e ushtarëve gjermanë sipas kancelares gjermane Angela Merkel nuk ishte e lehtë: 'Unë jam e kujdeshme me fjalët e mëdha por besoj që bashkarisht mund të themi se ky nuk është mision si të gjithë të tjerët. Tema e Lindjes së Mesme dhe misioni i Bundesvehrit në këtë rajon ka për mua dhe ne një dimension historik andaj dhe vendimi nuk ka qenë i lehtë për ne'.

Bundestagu pritet të votoj për vazhdimin e mandatit të tyre nga mesi i shtatorit.