1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane shton perpjekjet për lirimin e gjermanit të mbijetuar në Afganistan

24 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BLUq

Pas vdekjes së inxhinierit të ndertimit të rrëmbyer në Afganistan qeveria gjermane po perpiqet intensivisht për lirimin e pengut të dytë nga duart e rrëmbyesve. Shtabi i krizës koncentrohet tani me të gjithë fuqinë për të liruar pengun, tha ministri i jashtem gjerman, Shtajnmajer, (Frank-Walter Steinmeier). Talibanët radikalë islamistë kanë vënë tani një kusht të ri për lirimin e inxhinierit gjerman. Ata kërkuan lirimin e shumë luftetarëve talibanë nga burgjet afgane. Ministria e jashtme nuk deshi të shprehej për këtë. E paqartë mbetet akoma, shkaku i vdekjes së pengut të parë gjerman. Sipas "Spiegel Online" kufoma ka disa të shtëna në gjoks.