1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane përkujton rezistencën ndaj sundimit nazist

Nina Werkhäuser20 Korrik 2007

Pas dështimit të një atentati ndaj Hitlerit dhe të përpjekjejes për përmbysjen e regjimit të tij oficeri Claus Schenk Graf von Stauffenberg dhe bashkëpunëtorë e tij u ekzekutuan më 20 korrik të vitit 1944

https://p.dw.com/p/BKFz
Monumenti përkujtimor i rezistencës ndaj nazizmitFotografi: AP

Vetëm pak orë pas atentatit të dështuar ndaj Hitlerit oficeri Claus Schenk Graf von Stauffenberg dhe bashkëpunëtorët e tij u ekzekutuan më 20 korrik 1944 në lagjen Bendlerblock, aty ku sot gjendet Ministria Gjermane e Mbrojtjes. Pikërisht në këtë vend u grumbulluan për të përkujtuar me kurora luftëtarët e rezistencës të afërm të atentatorëve, politikanë dhe ushtarë.

Dieter Thomas, i fondacionit '20 korriku 1944' tha: 'Sot para 63 vjetësh u ekzekutuan këtu pesë oficerë gjermanë që u përpoqën ta shpëtonin Gjermaninë prej Hitlerit. Ata ishin viktimat e para të urrejtjes së tij. Emrat e tyre ne i përkujtojmë përmes kësaj pllakate përkujtimore në rrugën Stauffenberg.'

Bundeswehr-Gelöbnis
Ushtarë gjermanë gjatë betimit ushtarak në BendlerblockFotografi: AP

Sot rruga nga Bendlerblock drei tek Ministria e Mbrojtjes mban emrin e Claus Schenk Graf von Stauffenbergut dhe 20 korriku konsiderohet si datë e shënuar në historinë gjermane. Për këtë shkak kjo datë është përzgjedhur edhe si një nga ditët kur rekrutët e rinj të ushtrisë gjermane Bundeswehr bëjnë betimin ushtarak. Në vazhdën e kësaj tradite edhe në 20 korrikun e këtij viti në sheshin e paradave në Bendlerblock bënë betimin e tyre 450 rekrutë të rinj.