1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane do të tërheqë në Gjermani fëmijët e IS.

23 Nëntor 2017

Qeveria gjermane planifikon të sjellë në Gjermani nga Iraku fëmijët e luftëtarëve të Shtetit Islamik.

https://p.dw.com/p/2o6GD
Syrien Krieg - Kind in Rakka
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/Jonathan Hyams, Save the Children

Ministria e Jashtme e RFGJ i është lutur qeverisë në Bagdad që të japë një leje udhëtimi për të miturit që mbahen në qendrat e marrjes në pyetje dhe në burgjet e vendit. Këtë e bën të ditur gazeta Süddeutsche Zeitung, NDR dhe WDR. Por deri tani këto leje udhëtimi nuk janë dhënë.  

Ministria e jashtme e justifikoi iniciativën e saj me motive humanitare dhe me detyrimin për të mbrojtur shtetasit gjermanë.

Veç kësaj, te të afërmit në Gjermani, kujdesi për fëmijët do të jetë më i mirë. Ministrisë së Jashtme Gjermane iu drejtuan për këtë nënat e fëmijëve. Konkretisht bëhet fjalë për fëmijët e gjashtë nënave, të cilët janë diktuar në zonën e luftës dhe janë arrestuar atje. Janë femra, të cilat qenë bashkuar me Shtetin Islamik. Por besohet se numri i fëmijëve të tillë në Irak është më i madh. Para vendimit për t'i kthyer fëmijët, do të diskutohen çështje sigurie. Gratë i presin në Irak dënime, për shkak të aktivitetit të tyre për IS.