Përshëndetje nga hapësira
Më 3 prill 2014 u nis në hapësirë sateliti Sentinel-1. Sateliti i parë i programit europian për vëzhgimin e Tokës Cepernicus do të sjellë të dhëna nga vrojtimi i mjedisit.
Fotografitë nga sateliti i ri
Sentinel-1 duhet të provojë një ide revolucionare: austostradën e të dhënave në hapësirë. Sateliti është i pajisur me një lazer të posaçëm. Ky mundëson një shkëmbim të shpejtë të sasive të mëdha të të dhënave. Kjo është e rëndësishme në radhë të parë, kur koha mund të kushtojë jetën, si p.sh. në raste katastrofash natyrore. Tani mund të shihen fotografitë e para të këtij sateliti.
Hapat e parë
Nëntë ditë pasi sateliti Sentinel-1 nisi udhëtimin në hapësirë prej tij mbërriti fotografia e parë. Imazhi që tregon kryeqytetin belg, Brukselin, përputhet mjaft mirë me këtë projekt europian.
Një gjigant në tkurrje
Një tjetër fotografi e satelitit tregon akullnajën Pine-Island. Kjo është një masë gjigante akulli në perëndim të Arktikut, e cila transporton çdo vit miliarda ton akull në det. Por kjo akullnajë vuan prej ngrohjes së Tokës: sipas ekspertëve fasada e akullnajës në dhjetë vitet e fundit është tkurrur me rreth një kilometër në vit.
Tokë e mbuluar nga uji
Caprivi është një rrip toke në veri-lindje të Namibisë. Në periudhën e reshjeve nga dhjetori deri në mars pjesë të mëdha të këtij rajoni përmbyten prej lumit Zambezi. Caprivi me rrjetin e rrjedhave të ujit është e vetmja zonë në Namibi, në të cilën gjatë gjithë vitit ka ujë e kësisoj edhe faunë.
Ishulli i studiuesve
Një gadishull krijohet në pjesën më veriore të Antarktidës. Malet e tij janë deri në 2800 metra të larta dhe konsiderohen si vazhdim i Andeve të Amerikës së Jugut. Në këtë gadishull të Antarktidës ka përqendrimin më të lartë në botë të stacioneve shkencore.
Akull në lëvizje
Austfonna në ishullin e Norvegjisë Spitzbergen është akullnaja më e madhe në botë me një sipërfaqe 8120 metra katrorë. Matjet e përbashkëta të satelitit Sentinel-1 dhe të një misioni DLR rezultojnë, se rajoni jug-lindor lëviz dhjetë herë më shpejt nga sa mendohej deri më sot.
Ishulli që i ka dhënë emrin satelitit
Me ngjyra dallon këtu ishulli North Sentinel, i cili është më perëndimori i arqipelagut të Andamaneve në Oqeanin Indian. Vizitat në ishullin North Sentinel janë të ndalura rreptësisht qysh nga viti 1996. Ky ishull banohet nga sentinelesët, të cilët sipas njoftimeve e refuzojnë kategorikisht kontaktin me pjesën tjetër të botës.
Tërësisht i tharë
Salar de Uyuni është shkretëtira më e madhe me kripë në Tokë. Korja e saj është krijuar prej tharjes së një liqeni. Salar de Uyuni shtrihet në lartësinë mbi 3600 metra në jug-perëndim të Bolivisë.