Përfundon në Dortmund dhe Köln festivali ndërkombëtar i filmit të grave IFFF
23 Prill 2007Në fakt ajo nuk do t´i përdorë fjalët "filmi i gruas". Por ajo vetë është drejtoresha e festivalti me të njejtin titull, festivalit ndërkombëtar të filmit të gruas IFFF në Dortmund dhe Köln. Por Silke Räbiger shpjegon gjithashtu se çfarë e shqetëson tek këto fjalë:
"Sigurisht që personalisht kam probleme me fjalët filmi i gruas. Filmi i gruas është diçka që u krijua në Hollywood. pra filma, gjatë të cilëve gratë duhet të nxirrnin shamitë nga xhepi dhe fillonin të qanin."
Por sot, filmi i gruas nuk ka të bëjë vetëm më ndjenja romantike, shpjegon Räbiger:
"Mendoj se filmat që kanë so producente gratë kanë të bëjnë me tema si migracioni. Konfliktet në Evropën Juglindore dhe luftërat aty po përpunohen gjithnjë e më shpesh nëpërmjet filmave, si në filma artistikë ashtu edhe në filma dokumentarë. Nga këto vende vijnë tani gra të reja, të cilat kanë studiuar në Evropë dhe i përdorin filmat për të përpunuar disi edhe të kaluarën e tyre. Po të shohin filma nga Amerika Latine hasemi shpesh me problemi e padrejtësisë sociale. Pra mendoj se filmat, madje edhe ata artistikë, mund të jenë politikë. Kohët e fundit nuk kam parë ndonjë komedi."
Gjatë festvalit ndërkombëtar të filmit u zhvilluan disa grupe pune "workshops", gjatë të cilave kompozitore të shquara, regjiozre, muzikante të reja mund të shkëmbeheshin me njëra-tjetrën. Räbinger është e bindur se edhe muzika e filmit mund të ketë karakter politik. Si shembull Räbinger përmend filmin meksikan “To the other side”, ku bëhet fjalë për njerëz nga Meksika që përpiqen të emigrojnë në SHBA dhe për të cilët muzika sjell shpesh kujtime nga atdheu dhe nga jeta e humbur.
Räbinger shpjegon: "Ose filmi i Heddy Honigmann, një regjizore e mrekullueshme hollandeze me filmin e saj “Crazy”. "Crazy" është një këngë e Seal. Në filmin e saj ajo merr në pyetje ushtarë që e kanë dëgjuar këtë këngë kur kanë qënë në luftë dhe më pas sërish, kur ata kthehen në shtëpi. Dhe është e qartë se kur ata dëgjojnë këngën, ju rikthehen të gjitha kujtimet e luftës. Pra muzika është diçka që ka të bëjë me emocionet, por ato nuk janë gjithmonë të bukura. Aty mund të bëhet fjalë edhe për frikë, apo për pikëllim. Dhe muzika mund t´i heqë por edhe t´i kthejë këto ndjenja. Pra mund të them se edhe muzika që zgjidhet për një film mund të jetë politike."