1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfaqësimi i grave në pozicionet drejtuese

6 Mars 2012

Komisionerja e BE-së Reding prezanton sot raportin e progesit për gratë në pozicione vendimmarrëse. Numri i grave në pozita drejtuese është rritur. Reding planifikon masa të tjera dhe do të fusë kuotën përkatëse.

https://p.dw.com/p/14FiY
Fotografi: AP

BE ka rritur pjesëmarrjen e grave në bordet drejtuese dhe kryesitë e kompanive të mëdha me rreth 2 përqind nga viti 2009 deri 2012 duke e ngritur atë në 14 %. Në Gjermani rritja është më e lartë, rreth 3 %. Franca ka patur një rritje edhe më të madhe të grave në organet drejtuese, 10 %, qeveria franceze ka vendosur për këtë kuotën. Vendet e fundit quhen Rumani dhe Hungari. Këtu pjesëmarrja e grave në postet drejtuese madje ka rënë. Komisionerja e BE-së Reding shprehu pakënaqësinë e saj për shifrat e fundit të raportit të progresit. Në qoftë se gjërat shkojnë kështu, duhen dekada për të arritur një ekuilibër.

Në foto, Viviane Reding
Në foto, Viviane RedingFotografi: dapd

"Fillimisht duhet të them se jam relativisht e zhgënjyer. Sepse progresi në shumicën e rasteve ecën me të vertetë në tempo të ngadaltë. Në qoftë se vazhdon kështu kemi nevojë për dekada për të arritur një ekuilibër", thotë Reding.

Prandaj ajo do të organizojë një dëgjim publik. Në një dëgjim të tillë merret mendimi i shoqatave, grupeve të lobimit dhe të interesuarve të tjerë, pastaj pason një procedurë legjislative. Reding e la të hapur se si do të dukej një politikë e tillë në detaje, por mbrojti idenë e një kuote.

Sipërmarrjet me një strukturë të balancuar arrijnë rezultate më të mira

Aktualisht ka më shumë gra në në bordat e drejtorëve dhe këshillat drejtues se sa në vitin 2010. Shifrat për pjesëmarrjen e grave në bordet e drejtorëve dhe kryesitë e sipërmarrjeve në disa vende të BE-së janë këto: Gjermania 16 %, Finlanda 27 %, Franca 22 %. Danimarka 16 %, Italia 6 %, Hungaria 5 %. "Pra jam e mendimit, se ne këtu humbasin një shans, sepse të gjitha studimet provojnë qartë se sipërmarrjet me një strukturë të balancuar me femra dhe meshkuj në strukturat vendimarrëse arrijnë rezultate më të mira se sa sipërmarrjet me strukturë vetëm mashkullore."

Gratë nuk janë barrë, por një avantazh për sipërmarrjet, tha Reding. Në mënyrë që të inkurajojë sipërmarrjet që të dërgojnë më shumë gra në kryesi dhe në bordet drejtuese, Reding është për vendosjen e kuotës. Që këtë verë ajo do të shtrojë propozimet. Fillimisht deri në maj sipërmarrjet dhe grupet e lobimit do të paraqesin mendimet e tyre. Pastaj do të bisedohet se në cilin afat kohor do të arrihen kuotat e caktuara. Franca, Belgjika dhe Italia kanë futur tashmë një kuotë dhe kërcënojnë sipërmarrjet me sanksione.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: Kurhan/pressmaster/Fotolia.com/DW

Por a mjafton vetëm kuota, duke patur parasysh faktin që përqindja e grave në profesionet inxhinierike për shembull është ende e ulët?  Një argument, të cilit Reding nuk i lë hapësirë, sepse nuk është fjala vetëm për koncernet industriale. "Ne kemi parë tani kryengritjen e grave gazetare në Gjermani, të cilat me të drejtë ankohen, se shumica e gazetareve nuk kanë në fakt vend në nivelet drejtuese.

I njëjti konstatim i komisares edhe tek mjekët

Numri i mjekeve femra është i lartë, por pjesëmarrja e tyre në nivelet drejtuese e vogël. Sipas pikëpamjes së komisares koha e angazhimeve vullnetare ka kaluar. Një angazhim evropian, për ta ngritur pjesëmarrjen e grave në bordet drejtuese në 40% deri në vitin 2020 nuk e kanë nënshkruar as 24 koncerne, ndër të cilat nuk është asnjë gjermane.

Autor: Christopf  Pössl/Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti