Për dy ditë me rradhë, ishulli Sumatra tronditet nga tërmete të forta
13 Shtator 2007Reklamë
Një tërmet i fuqishëm goditi sot ishullin Sumatra. Zyrtarët në Indonezi bënë paralajmërimin e Tsunamit të tretë gjatë 24 orëve të fundit. Nuk kaloi shumë kohë dhe paralajmërimi për Tsunamin u anullua. Zyrtarët thanë se tërmeti i shkallës prej 7,8 ballësh goditi pjesën qëndrore të ishullit dhe u ndje në Singaporin fqinj. Të mërkurën ishin dy tërmete të tjera të forta që tronditën Indonezinë të shkallës 8,4 dhe 7,8 ballë njoftoi instituti gjeologjik amerikan Survey. Sipas të dhënave të autoriteteve vendore shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë shtëpi janë rrënuar.