1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusi: Forcat e armëve bërthamore në gatishmëri të lartë

27 Shkurt 2022

Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedimet e para diplomatike në kufirin ukrainas me Bjellorusinë. Ndërkohë Presidenti rusi vuri në gatishmëri të lartë forcat ruse të armëve bërthamore.

https://p.dw.com/p/47geC
Russland Präsident Putin versetzt Atomstreitkräfte in Alarmbereitschaft
Fotografi: Sergei Guneyev, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP/picture alliance

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedimet e para diplomatike, me delegacione nga të dyja vendet të cilat do të takohen në kufirin ukrainas me Bjellorusinë.

Të dy vendet do të takohen pranë lumit Pripyat "pa parakushte", tha zyra e Zelensky në një mesazh në Telegram.

Njoftimi, i cili erdhi pasi Zelensky kishte refuzuar fillimisht një ofertë për të zhvilluar bisedime në Bjellorusi, nuk specifikon se kur mund të ndodhë takimi. Megjithatë, Kremlini tha se bisedimet do të zhvillohen në rajonin Gomel, në jug të Bjellorusisë.

Russland Präsident Putin versetzt Atomstreitkräfte in Alarmbereitschaft
Putini duke inspektuar Qendrën Kombëtare të Sigurisë (27.02)Fotografi: Sergei Guneyev/AFP

Presidenti ukrainas Zelenski më parë i kishte refuzuar bisedimet në Bjellorusi, një vend që mbështet pushtimin dhe që është vetë i përfshirë në pushtimin e vendit, sepse Rusia e sulmoi Ukrainën edhe nga ky vend:

Putini kërcënon me armë bërthamore

Ndërkohë që në qytetet ukrainase vazhdojnë luftime në rrugë, erdhi edhe një njoftim nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili deklaroi se ka vënë në gatishmëri të lartë forcat ruse të armëve bërthamore.

Gjermania do të shtojë kapacitetet ushtarake

Për shkak të situatës së nderë në Ukrainë parlamenti gjerman u mblodh të dielën (27.02) në një seancë të posaçme. Për t’iu "kundërvënë kërcënimit nga Putini" kancelari socialdemokrat Olaf Scholz njoftoi gjatë seancës së posaçme të Bundestagut për Ukrainën modernizimin gjithëpërfshirës të Bundeswehr-it. 

Berlin | Sondersitzung des Bundestags zum Krieg in der Ukraine - Olaf Scholz
Pamje nga seanca e posaçme e Bundestagut për Ukrainën (27.02)Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Përveç një ushtrie efikase dhe ultra-moderne, kreu i qeverisë gjermane beson gjithashtu se një ndryshim drejtimi në politikën e energjisë është një nga masat më të përshtatshme për t’i treguar vendin Putinit.