1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Puthja ndaj Baerbock: Zemërim në mediat sociale

4 Nëntor 2023

Ministri i Jashtëm kroat, Grlic-Radman përpiqet të puthë ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Reagimet në mediat sociale janë të zemëruara.

https://p.dw.com/p/4YOwL
Puthja e Grlic-Radman ndaj Baerbock
Puthja e Grlic-Radman ndaj BaerbockFotografi: Jörg Carstensen/dpa/picture alliance

Pas një takimi të ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të BE e Ballkanit në Berlin, ministri i Jashtëm kroat, përpiqet me sa duket të puthë ministren e Jashtme gjermane në gojë në foton e përbashkët. Ky rast ka shkaktuar zemërim në Kroaci: Zemërim me Gordan Grlic-Radman dhe mirëkuptim për Annalena Baerbock.

Mediat raportojnë për një "moment të turpshmëm" në takimin e ministrave të Jashtëm në Berlin. Aktivistet për të drejtat e femrave e akuzojnë Grlic-Radman për mungesë respekti dhe "dështim", e quajnë "të shëmtuar", kur vërejnë momentin se gjatë momentit të fotos në grup Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock përpiqet t'i ikë puthjes. Rada Boric bëri fjalë për një "gjest tërësisht të papërshtatshëm" dhe një aktiviste e akuzoi ministrin për mungesë respekti.

Fotoja e perbashket
Fotografi: John Macdougall/AFP/Getty Images

Në media shkruhet se ai nuk ka turpëruar veten, por shumë kroatë. Gazeta "Jutarnji List" shkruan se Baerbock duket qartë që nuk është ndjerë mirë. Ish-kryeministrja kroate shkroi në X "puthja e detyruar ndaj femrës është dhunë, apo jo?"

Grlic-Radman i ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka thënë, se ka dashur ta përshëndesë "në mënyrë njerëzore" ministren.

 

la/ag